perfundimi i legjislatures se 10 te hasimja pd protagoniste me luften e brendshme ja cfare duhet te ndryshoje opozita 68681168b9d9c

Përfundimi i legjislaturës së 10-të, Hasimja: PD protagoniste me luftën e brendshme, ja çfarë duhet të ndryshojë opozita

July 4, 2025
1 minut lexim

Politologu Ermal Hasimja, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24, ka bërë një analizë të detajuar mbi legjislaturën që përfundoi zyrtarisht mandatin e saj. Sipas tij, ngjarja më dominuese e katër viteve të fundit ka qenë kriza e brendshme e Partisë Demokratike, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt te elektorati dhe dinamika politike në vend.

“Protagoniste e viteve të fundit ka qenë PD me luftën e saj civile. Ky ka qenë elementi kryesor dramatik në mandatin që lamë pas,” deklaroi Hasimja.

Ai u ndal edhe te ndikimi i kodit zgjedhor, i cili sipas tij ka fuqizuar rolin e liderëve në parti, duke krijuar udhëheqësi autoritare dhe duke dëmtuar mekanizmat demokratikë të brendshëm.

Sa i përket strukturës së Parlamentit, Hasimja theksoi se një sistem me dy dhoma nuk është i nevojshëm për një vend të vogël si Shqipëria. “Një qytetar i Tropojës nuk ndryshon shumë nga një i Sarandës në problematika. Nuk ka arsye për një parlament me dy dhoma,” u shpreh ai.

Duke komentuar situatën e opozitës, politologu kritikoi mungesën e besueshmërisë së saj dhe bashkëpunimin e heshtur me mazhorancën për të penguar futjen e partive të reja në skenën politike. “Deputetët e rinj e kanë ditur shumë mirë ku po hyjnë. Do të habitesha nëse ndonjëri do të largohej duke thënë që ka qenë naiv. Kjo nuk ndodh,” shtoi Hasimja.

Megjithatë, ai shprehu një pritshmëri më të madhe nga partitë e reja, duke u bërë thirrje të denoncojnë çdo marrëveshje në kurriz të demokracisë, por edhe të sjellin ide dhe politika konkrete për përmirësimin e jetës politike dhe institucionale në vend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i partise demokratike turke takohet me mickoskin 686808081b86d
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Partisë Demokratike Turke takohet me Mickoskin

real madrid ka gati planin per te bere goditjen me te bujshme 686811e014dfd
Lajmi i radhës

Real Madrid ka gati planin për të bërë goditjen më të bujshme

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë