perfshirja e lajcak ne skandalin me epstein vjen paralajmerimi ja cka duhet te ndryshohet ne dialogun kosove serbi 6981d9b65c254

Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein/ Vjen paralajmërimi: Ja çka duhet të ndryshohet në dialogun Kosovë-Serbi!

February 3, 2026
min lexim

Në skenën politike evropiane është hapur një debat i ndjeshëm pas raportimeve për kontakte të mëhershme mes diplomatit sllovak Miroslav Lajçak dhe financierit të njohur për skandale kriminale, Jeffrey Epstein.

Zbulimet kanë shkaktuar reagime të forta publike dhe kanë kulmuar me largimin e Lajçak nga funksioni i tij këshillues në qeverinë e Sllovakisë.

Edhe pse ai ka deklaruar se marrëdhëniet e tij kanë qenë strikt profesionale dhe se informacioni për veprimtarinë kriminale të Epstein u bë i ditur shumë më vonë, dilemat mbeten të hapura.

Në këtë kontekst, lind pyetja nëse hija e këtij skandali mund të ndikojë në kredibilitetin e tij si ndërmjetës në dialogun Kosovë–Serbi dhe të shtyjë Bashkimin Evropian drejt një rishikimi të rolit dhe qasjes së tij në këtë proces delikat.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Dr. Mirsad Voca, ligjërues në Universitetin e Hamburgut dhe doktor i shkencave në gjeopolitikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Image

Mirsad Voca

Ai thotë se dialogu Kosovë–Serbi dhe Marrëveshja e Ohrit janë procese institucionale të BE-së dhe nuk varen nga një person i vetëm, por funksionimi i tyre mund të dëmtohet nëse cenohet besimi politik, sidomos nga ana e Kosovës.

Sipas tij, dyshimet ndaj ndërmjetësuesit e shtyjnë dialogun drejt një rishikimi të rolit dhe besueshmërisë së BE-së, duke i dhënë Kosovës hapësirë të kërkojë më shumë transparencë dhe garanci politike.

Çdo dyshim për komprometimin personal apo profesional të një ndërmjetësuesi ndërkombëtar e dëmton drejtpërdrejt kredibilitetin e procesit që ai ka udhëhequr. Nëse komunikimet e raportuara që lidhin Miroslav Lajçakun me aferën Epstein rezultojnë të vërteta dhe të verifikuara, atëherë roli i tij si ndërmjetësues në dialogun Kosovë/Serbi do të ishte seriozisht i komprometuar në planin etik dhe politik.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se dialogu nuk është pronë e një individi. Marrëveshja e Ohrit dhe korniza e dialogut janë produkte institucionale të Bashkimit Evropian. Ato nuk bien automatikisht për shkak të figurës së ndërmjetësuesit, por zbatimi i tyre mund të ndikohet nëse humbet besimi politik i palëve, veçanërisht i Kosovës”, u shpreh ai.

Tutje, ligjëruesi thekson që dyshimet për komprometim e detyrojnë dialogun të hyjë në një fazë rishikimi të besueshmërisë dhe rolit të BE-së, duke i dhënë Kosovës bazë për të kërkuar më shumë barazi dhe garanci politike.

Ai nënvizon gjithashtu se BE-ja, për të ruajtur autoritetin e saj, duhet t’i zbatojë standardet edhe ndaj përfaqësuesve të vet, pasi rishikimi i rolit të Lajçakut do të ndihmonte në rikthimin e besimit në dialog.

Në këtë kuptim, dyshimet për komprometim e shtyjnë dialogun drejt një faze të re, të një fazë rishikimi të besueshmërisë, transparencës dhe rolit të BE-së si ndërmjetës neutral. Për Kosovën, kjo situatë mund të shërbejë edhe si argument legjitim për të kërkuar më shumë qartësi, barazi dhe garanci politike në proces.

Bashkimi Evropian, nëse synon të ruajë autoritetin e tij normativ dhe politik, duhet të tregojë se standardet që i kërkon vendeve kandidate vlejnë edhe për përfaqësuesit e vet. Rishqyrtimi i rolit të Lajçakut, veçanërisht në raport me Marrëveshjen e Ohrit, nuk do të ishte shenjë dobësie, por përpjekje për të rikthyer besimin dhe legjitimitetin e dialogut.

Në fund, dialogu Kosovë/Serbi ka nevojë për ndërmjetësues të pakontestueshëm moralisht dhe politikisht. Pa këtë, çdo marrëveshje, sado e rëndësishme në letër, mbetet e brishtë në praktikë”, përfundoi Voca për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kqz ndan fondet per vitin 2026 si do te ndahen 3 5 mln euro mes partive politike 6981d9b403551
Lajmi i mëparshëm

KQZ ndan fondet për vitin 2026, si do të ndahen 3.5 mln euro mes partive politike

Të fundit nga

Vetëm Asllani dhe Manaj ndryshuan skuadër

Merkato e janarit nuk solli ndryshime të mëdha për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit, pavarësisht zërave dhe spekulimeve të shumta që qarkulluan gjatë javëve të fundit. Emra si Mario Mitaj, Marash
ShkoLartë