perfshihet nga zjarri pylli i lybeshes ne polican terreni veshtireson punen e zjarrfikesve 68825345bf584

Përfshihet nga zjarri pylli i Lybeshës në Poliçan, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve

July 24, 2025
1 minut lexim

Një zjarr ka rënë në pyllin e fshatit Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan.

Zjarri ka rënë në sipërfaqen e pyllit me pisha dhe më pas është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, janë nisur nga Berati dy mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë zjarrfikës.

Drejt zonës së zjarrit janë nisur edhe dy fuoristrada të PMNZSH-së Berat, pasi mjetet e tjera e kanë të pamundur të futen në zonë, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe mungesës së rrugëve.

Kjo ka bërë që për shuarjen e flakëve, zjarrfikësit e Beratit e Poliçanit si dhe forcat e ushtrisë, të përdorin mjetet rrethanore dhe pompat e ujit të shpinës.

Edhe pse situata është vënë nën kontroll dhe flakët e zjarrit janë lokalizuar, ende ka shumë vatra të vogla të ndezura që mund të riaktivizohen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen besar durmishi nis programin revolucionar qe puneson 300 qytetare dhe ndihmon cdo komune 688244be9a94a
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Besar Durmishi nis programin revolucionar që punëson 300 qytetarë dhe ndihmon çdo komunë!

enise zijade e bronzte ne eyof shkupi 2025 688253bd16211
Lajmi i radhës

Enise Zijade e bronztë në EYOF Shkupi 2025

Të fundit nga

ShkoLartë