perfshihet nga flaket nje ndertese ne manhatan evakuohen banoret 69b9a8b10a367

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

March 17, 2026
1 minut lexim

Një zjarr shpërtheu në një pallat luksoz banimi në Manhattan, duke ngritur një re të mëdha tymi mbi zonë dhe duke shkaktuar alarm mes banorëve.

Sipas autoriteteve të zonës, zjarri nisi rreth orës 11:30 sipas orës lokale në një ndërtesë shumëkatëshe në zonën e Hudson Yards.

Ndërtesa ku ndodhi zjarri njihet si ‘The Set’, një kompleks apartamentesh që ofron kushte banimi të ngjashme me hotelin në zemër të Manhattan-it.

Sipas mediave lokale, banorët dhe stafi i kuzhinës së restorantit Greywind, i cili ndodhet në këtë ndërtesë, u detyruan të evakuohen për arsye sigurie. Disa banorë thanë se nuk dëgjuan asnjë alarm zjarri ndërsa tymi kalonte pranë dritareve të apartamenteve të tyre.

Një banore e ndërtesës, Elizabeth Schmidt, tregoi se ishte në katin e 25-të gjatë një telefonate online kur vuri re tymin.

“Po flisja në Zoom dhe pashë tymin nga dritarja. Ia tregova personit me të cilin po flisja dhe e pyeta nëse dukej si zjarr. Në atë moment ishte bërë një re shumë e madhe tymi dhe nuk dëgjova asnjë alarm”, tha ajo për mediat lokale.

Autoritetet zjarrfikëse bëjnë të ditur se shkaqet e zjarrit janë të paqarta dhe se janë ende nën hetim nga inspektorët e zjarrfikësve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

telashet nuk kane fund per silvinjon 69b9a7fbe3216
Lajmi i mëparshëm

Telashet nuk kanë fund për Silvinjon

nafta shtrenjtohet serish cmimi arrin 199 lek per liter ndikim nga kriza dhe rritja ne burse 69b9aa53d16d5
Lajmi i radhës

Nafta shtrenjtohet sërish/ Çmimi arrin 199 lek për litër, ndikim nga kriza dhe rritja në bursë

Të fundit nga

Telashet nuk kanë fund për Silvinjon

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, duket se këto ditë do të rrijë me gishtat e kryqëzuar që të mos ketë më dëmtime dhe probleme fizike të lojtarëve që ka planifikuar që të
ShkoLartë