Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen Loni Dhamo në Lushnje.
Zjarri ka rënë në një nga dhomat e shtëpisë e më pas në dhomat ngjitur.
Veç shtëpisë që u përfshi nga flakët, rrezikoheshin edhe shtëpitë ngjitur, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur lokalizimi i zjarrit, ndërkohë për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
Burimi: botasot.info


