perfshihet nga flaket banesa 52 vjecarja nderron jete nga asfiksia 68870cab7dc3d

Përfshihet nga flakët banesa, 52-vjeçarja ndërron jetë nga asfiksia

July 28, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe. Fatkeqësisht, e ndjera ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Pogradec / Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

horoskopi ditor e hene 28 korrik 2025 6886fa2743047
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, e hënë 28 korrik 2025

moment special ne klubin europian te gjitha golat ne kete sezon i shenojne shqiptaret 68870d22d4f3e
Lajmi i radhës

Moment special në klubin europian, të gjitha golat në këtë sezon i shënojnë… shqiptarët

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë