perditesimi i fundit 15 te lenduar gjate protestes ne tirane 6adcf49d52102

Përditësimi i fundit: 15 të lënduar gjatë protestës në Tiranë

October 24, 2026
1 minut lexim

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 19:45 të kësaj të shtune, 15 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas lëndimeve gjatë protestës në Tiranë.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 persona, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin. Njëri prej protestuesve ka pësuar dëmtim në sy, por është jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT kanë marrë ndihmë mjekësore një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë lënë spitalin pas trajtimit.

Ndërkohë, në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë janë paraqitur edhe dy efektivë policie, të lënduar në sy. Edhe ata kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga poliklinika.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti u ben thirrje shqiptareve te lugines te votojne per koalicionin shqiptar mbeshteteni numrin 17 6adcf440f3b53
Lajmi i mëparshëm

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”: Mbështeteni numrin 17

tensione ne ceki per mediat publike protestuesit tentojne te hyjne me force ne parlament 6adcf4d7e5aa9
Lajmi i radhës

Tensione në Çeki për mediat publike, protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në parlament

Të fundit nga

ShkoLartë