perdhunimi i turistes italiane pamjet e kamerave te sigurise tregojne momentet kur autori bisedon me 18 vjecaren ne shetitoren e plazhit me pas largohen drejt bregut 68bc726467355

Përdhunimi i turistes italiane/ Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet kur autori bisedon me 18-vjeçaren në shëtitoren e Plazhit, më pas largohen drejt bregut

September 6, 2025
1 minut lexim

Kamerat e sigurisë në shëtitoren e Plazhit në Durrës kanë filmuar momentet kur Leonardo Preza i afrohet turistes italiane, me të cilën më vonë abuzoi seksualisht.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket 26-vjeçari që flet me 18-vjeçaren. Më pas, largohet dhe rikthehet sërish, duke ftuar turisten të shkojnë bashkë drejt bregut, në shezlongët e plazhit.

Dyshohet se 26-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ka abuzuar seksualisht me adoleshenten. Menjëherë pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mënd në lidhje me përdhunuesit.

Në bazë të kallëzimit të saj, por edhe dëshminë së një personi që kishte parë ngjarjen, janë gjetur pamjet në kamerat e sigurisë dhe është identifikuar përdhunuesi. Ai u arrestua pas disa orësh dhe në polici ka pranuar marrëdhënien me italianen por ka pretenduar se ishte me dëshirën e saj. Por shenjat e dhunës në trupin e vajzës që ka luftuar kundër përdhunimit tregojnë të kundërtën.

Vajza është dërguar në spital ku i është nënshtruar një vizite të hollësishme mjekësore. Në duar e në qafë e në pjesë të tjera të trupit ajo ka shenja të cilat të çojnë në konkluzionin se është përdhunuar.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

minerali i gjetur ne asteroidin ryugu ndryshe nga cdo e gjetur ne toke 68bc71c073dff
Lajmi i mëparshëm

​Minerali i gjetur në asteroidin Ryugu, ndryshe nga çdo e gjetur në Tokë

lista befasuese vip at qe nuk lejohen te blejne me ferrari e bugatti 68bc728e84e43
Lajmi i radhës

Lista befasuese/ VIP-at që nuk lejohen të blejnë më Ferrari e Bugatti

Të fundit nga

ShkoLartë