perdhunimi i 20 vjecares nga dy persona ne birmingham deputetet britanike te tronditur nga sulmi me motive raciste 68c5e59412965

Përdhunimi i 20-vjeçares nga dy persona në Birmingham, deputetët britanikë të tronditur nga sulmi me motive raciste

September 13, 2025
1 minut lexim

Deputetët britanikë kanë shprehur tronditjen e tyre nga raportet për përdhunimin me motive raciste të një gruaje 20-vjeçare nga komuniteti Sikh, i cili thuhet se ka ndodhur në mes të ditës.

Detektivët po kërkojnë dy të dyshuar meshkuj që dyshohet se kanë abuzuar me gruan.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur të martën në mëngjes në Oldbury, pranë Birminghamit. Një grup komuniteti Sikh tha se kishte folur me 20-vjeçaren dhe familjen e saj dhe se fjalët që thanë sulmuesit ishin: “Nuk i përkisni këtij vendi, dilni jashtë.”

Policia konfirmoi se po trajtohej si një sulm i rënduar racist dhe një incident i izoluar.

Sulmi ndodhi pranë rrugës Tame, një distancë të shkurtër nga zyra e zonës zgjedhore të Gurinder Singh Josan, deputet për Smethëick.

Deputeti tha: “E kuptoj forcën e ndjenjave brenda komunitetit që ka gjeneruar ky sulm. Komuniteti duhet t’i lejojë policisë të përparojë me hetimin.”

Sarah Coombes, deputete për Ëest Bromëich, përfshirë Oldbury-n, tha se incidenti ishte “absolutisht i tmerrshëm”, duke shtuar se një “dhunë dhe urrejtje e tillë nuk kanë vend në shoqërinë tonë”.

Deputetja e Birmingham Edgbaston, Preet Kaur Gill, tha se ishte thellësisht e tronditur nga sulmi dhe se votuesit e kishin kontaktuar për të shprehur frikën e tyre.

Jas Athëal, deputet për Ilford South, tha se njihte njerëz që ishin frikësuar për sigurinë e tyre për shkak të rritjes së “retorikës raciste” në Mbretërinë e Bashkuar gjatë verës.

Deputeti tha se disa banorë të Ilford South i kishin thënë se ishin thellësisht të shqetësuar për sigurinë e grave dhe vajzave në zonë

Deputetë të tjerë laburistë që kanë folur për incidentin përfshijnë Tanmanjeet Singh Dhesi, që përfaqëson Slough, i cili i kërkoi policisë të “ndërmarrë veprime vendimtare për të vënë drejtësi”, si dhe deputeten për Tipton dhe Ëednesbury Antonia Bance.

Policia e Ëest Midlands tha të shtunën se oficerët po vazhdonin të hetonin rastin, me një numër pistash pozitive hetimi që po vazhdonin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sony prezanton xperia 10 vii 68c5e54f42795
Lajmi i mëparshëm

Sony prezanton Xperia 10 VII

politikani britanik u perplas me ramen per emigrantet shqiptare e dashura e tij e varfer blen shtepine 885 mije paund 68c5e74727cb9
Lajmi i radhës

Politikani britanik u përplas me Ramën për emigrantët shqiptarë, e dashura e tij “e varfër” blen shtëpinë 885 mijë paund

Të fundit nga

ShkoLartë