Përçarjet e çojnë LSDM-në drejt vdekjes klinike ?

July 3, 2025
min lexim

Shkup, 3 korrik – LSDM-ja duket sa ka hyrë edhe në një krizë më të thellë. Humbjet e fundit në zgjedhjet parlamentare i kanë dhënë një goditje të fuqishme, ndërsa parçarjet që po ndodhin para zgjedhjeve lokale, këtë subjet duket se do e nxjerrin në “knock doën”. Si “gjysmë të vrarë”, LSDM do ta ketë të vështirë të rikthehet në qendër të politikës së Maqedonisë së Veriut nëse nuk merr hapa të shpejtë dhe nuk bën opozitarizimin e vërtetë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Largohet nga partia Kryetari aktual i Strumicës

Kryetari aktual i Strumicës, Kostadin Kostadinov ka njoftuar se nuk do të jetë më kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e LSDM-së për një mandat të dytë në këtë qytet. Ai nuk përjashton mundësinë që të kandidojë si kandidat i pavarur. Ai gjithashtu njoftoi se ka vendosur të ngrijë anëtarësimin e tij në LSDM.
Kryetari i Strumicës tha se ky moment është një dëhsmi se partia është në një situatë të vështirë dhe se ai do të dëshironte të fitonte të paktën në një komunë, atë të Strumicës në emër të LSDM-së.

VMRO-DPMNE e kënaqur

Gjatë katër viteve të fundit, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Komunës së Strumicës kanë theksuar se vazhdimisht kanë vënë në dukje menaxhimin katastrofik të komunës nga ana e Kostadin Kostadinovit. Tani kur LSDM shpall kandidatin e ri për kryetar bashkie, konfirmohet ajo që e kemi thënë që nga fillimi – Kostadinov jo vetëm që nuk e udhëhoqi Strumicën siç e meriton, por e solli atë në prag të kolapsit, njoftojnë këshilltarët opozitarë.
“Komuna e Strumicës ka vite që është zhytur në borxhe, projekte të parealizuara, infrastrukturë të lënë pas dore dhe qytetarë të zhgënjyer. Ne e pamë dhe folëm publikisht, edhe kur shumica u përpoq të na heshtte. Kohë më të mira po vijnë për Strumicën. Kohë në të cilat qytetarët do të jenë përsëri të parët. Kohë lirie, pas dy dekadash robërie nën LSDM-në dhe skemat e tyre kriminale”, thekson VMRO DPMNE në Strumicë.

Përçarjet s’kanë të ndalur në LSDM

Kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov ka njoftuar se në muajt në vijim, do të filloj krijimin e një veprimi të ri ndërpartiak, i cili do të prezantohet pas zgjedhjeve lokale. Ai ka thënë se kjo është një strategji mjaftueshëm motivuese për të bashkuar autoritetet që i mungojnë LSDM-së, mjaftueshëm e vështirë për të qenë jo tërheqëse për aventurierët politikë dhe mjaftueshëm argëtuese për të gjetur të rinj… Vendimi i tij strategjik politik për të vepruar në LSDM ose ndoshta jashtë LSDM-së do të deklarohet publikisht në dy pjesë. E para do të jetë në shtator, ndërsa e dyta pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Kjo është një dëshmi se kryetari aktual Venko Filipçe, nuk arriti ta mbajë të bashkaur partinë. Më parë, derisa ishte kryetar Zoran Zaev, nga kjo parti filloi ndarja e degës së Kumanovës, ku kryetari i saj Maksim Dimitrievski, pas rrebelimit, në zgjedhjet e fundit parlamentare krijoi partinë e tij të quajtur “Znam”. Kjo parti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, fitoi 6 deputetë dhe më pas u bë pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO DPMNE, shkruan “Zhurnal.mk”.

Jo që ZNAM nuk u kthye në LSDM, por tani ka arritur të bëjë koaliconin parazgjedhor me Mickoskin, që në zgjedhjet e ardhshme lokale të mbështesin njëra tjetrën. Kjo do të thotë se në komunat ku do të ketë kandiat ZNAM, VMRO DPMNE nuk do të garoj dhe anasjelltas.

Duke i parë këto kalkulime, rreziku më i madh është që LSDM të mbetet pa asnjë komunë. Nëse qendra e kësaj partie deri më tani ka qenë Strumica dhe Kumanova, tanimë ZNAM do e sundojë Kumanovën, ndërsa kryetari aktual i Strumicës ka krijuar “grup të zjarrit” brenda partis së tij.

LSDM vazhdimisht ka pasur përçarje, dhe rrymat e shumta brenda partisë, qoftë ajo e Cërvenkovskit, Sheqerinskës, Buçkovskit, e më vonë edhe krahu i Zaevit me Filipçen, ka bërë që kjo parti të ketë vazhdimisht përplasje.

Suksesi i tyre në të kaluarën dhe qëndrimi në qeveri ishin falë shqiptarëve dhe frymës nacionaliste të VMRO DPMNE-së. Megjithatë, në momentin kur ata dolën nga vetvetja, u larguan nga koncepti qytetar dhe ua dhanë shqelmin shqiptarëve, tani kanë humbur “rrugën në mes të oborrit”. LSDM është bërë parti pa orientim, pa fokus dhe me përçarje të mëdha.

E gjitha kjo shkon në favor të VMRO DPMNE-së, e cila me një terren të hapur vetëm se do ta ketë më të lehtë që të sundojë gjithcçka, qoftë në pushtetin lokal, apo edhe në atë qëndror. Kjo formë e pushtetit nuk do t’i shërbejë një demokracie të shëndoshë. Andaj, nëse LSDM shkon vet në zgjedhje, në këto rrethana, vështirë se do të fitojë të paktën edhe Strumicën!, shkruan “Zhurnal.mk”.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Pse duhet të vendosni oriz në këpucë? Metoda që ka fituar gjithnjë e më shumë popullaritet

Të fundit nga

Avokati Arianit Koci proteston para Kuvendit

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se sot do të vazhdojë protestën e tij simbolike para Kuvendit të Kosovës, në shenjë reagimi ndaj bllokadës institucionale që ka përfshirë vendin. Përmes një postimi në
ShkoLartë