Ministri i jashtëm taleban i Afganistanit mori pjesë në një seminar islamik duke u mirëpritur si një yll. Studentët dhë mësuesit u grumbulluan rreth limuzinës së tij. Turma njerëzish vërshuan thjesht për ta parë, shkruan The New York Times.
Kjo nuk ndodhi në Afganistan. Seminari ishte në Indi, një vend që prej kohësh ka ruajtur një distancë nga talebanët gjatë dekadave të tyre si kryengritës që Nju-Delhi i ka parë si pararendës për Pakistanin.
Gjatë vizitës së muajit të kaluar në Indi, Amir Khan Muttaqi u mirëprit ngrohtë. Ai bëri foto me funksionarë të ndryshëm pasi premtuan të përforconin misionin e Indisë në Kabul duke ngritur një ambasadë për herë të parë në vite. ishte entuziast gjatë pelegrinazhit drejt seminarit Deoband në Indinë veriore, burimi shpiërtor i besimit konservator dhe luftës së shenjtë të talebanëve.
E gjithë vizita dukej një mesazh ndaj ushtrisë së fuqishme të Pakistanit, dikur përfituesit e kryengritjes së talebanëve në Afganistan, por çuditërisht në konflikt me ta pas ardhjes në pushtet.
Burimi: botasot.info


