per vetem 9 minuta pyetjet qe mund te transformojne marredhenien me femijen 68d0799109dab

Për vetëm 9 minuta! Pyetjet që mund të transformojnë marrëdhënien me fëmijën

September 22, 2025
min lexim

Pyetjet e duhura mund të na ndihmojnë të lidhemi me të tjerët dhe të krijojmë lidhje më të ngushta mes prindërve dhe fëmijëve.

Në vitin 2024, një ekip psikologësh në Universitetin e Amsterdamit në Holandë testoi një ide të thjeshtë: a mund të ndihmojë fakti që prindërit u bëjnë fëmijëve 14 pyetje të veçanta, të ndihen më të dashur?

Eksperimentet treguan se po.

Psikologët bazuan studimin në njohuri të thella shkencore: ndjenja e dashurisë nga prindërit është kritike për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Të gjesh mënyra për të ushqyer këtë ndjenjë mund të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet familjare.

Nga të rriturit tek fëmijët

Eksperimentet e mëparshme me të rriturit treguan se pyetjet e duhura mund të krijojnë afrimitet. Kjo metodë, e njohur si “Procesi i Miqësisë së Shpejtë”, u bë e njohur globalisht kur një gazetar e testoi gjatë një takimi romantik.

Në formatin klasik, të rriturit i bëjnë njëri-tjetrit pyetje të thella dhe personale, si:

Nëse një top kristali mund të të tregonte të vërtetën për jetën tënde, çfarë do të doje të dije?

Këto pyetje nxisin pjesëmarrësit të ndajnë ndjenjat dhe mendimet më të brendshme, duke krijuar ndjenja afërsie që shpesh zhvillohen vetëm pas disa viteve njohje.

Po në familje?

Eddie Brummelman, psikolog në Universitetin e Amsterdamit, përshtati pyetjet për fëmijë të moshës 8-13 vjeç. Prindërit i bënë fëmijëve pyetje si:

Nëse mund të udhëtoje kudo në botë, cilin vend do të doje të vizitoje? Dhe pse?

Cila është gjëja më e çuditshme që ke përjetuar ndonjëherë?

Kur ishte hera e fundit që ndjeve vetminë? Çfarë të bëri të ndiheshe kështu?

Pas vetëm 9 minutash bisedë, fëmijët raportuan ndjenja më të forta të dashurisë dhe optimizmit. Nuk ishte thjesht biseda e rastësishme që kishte efekt, por temat me kuptim, dhe ndonjëherë të dhimbshme, që forcuan lidhjen.

Brummelman vuri re se njerëzit shpesh shmangin temat negative ose të dhimbshme. Pyetjet e veçanta i bënë të flasin për frikën dhe ndjeshmërinë e tyre, për shembull për vdekjen, duke i nxitur të trajtojnë çështje që kanë rëndësi të vërtetë.

“Çele zemrën”

Një sërë studimesh janë kryer për dekada me radhë mbi ndarjen e informacionit personal gjatë një bisede. Kjo ndjenjë vetë-ekspozimi, qoftë midis të panjohurve, studentëve apo kolegëve, krijon afrimitet.

Në një studim të hershëm, Arthur Aron nga Universiteti Stony Brook në New York organizoi dy grupe: njëri me pyetje për biseda të lehta, dhe tjetri me pyetje personale dhe të thella. Pas 45 minutash, ata që ndanë ndjenja intime ndiheshin më afër njëri-tjetrit se ata që biseduan vetëm për gjëra të përditshme. Edhe pas 7 javësh, shumë prej tyre mbajtën kontakt.

Efektet fizike të lidhjes

Bisedat e thella aktivizojnë sistemin opioid në tru, i njëjti sistem që përgjigjet ndaj morfinës. Endorfinat natyrale krijojnë ndjenja kënaqësie dhe lidhjeje sociale. Studimet tregojnë se kur ky sistem bllokohet me ilaçe, ndarja e ndjenjave bëhet më e vështirë dhe biseda nuk sjell kënaqësi.

(Sistemi opioid është një rrjet natyror në trup dhe trurin e njeriut që përfshin receptorë, substanca që lidhen me receptorët dhe neurotransmetues të veçantë, të njohur si endorfina. Ky sistem luan rol kryesor në menaxhimin e dhimbjes, ndjenjën e kënaqësisë dhe lidhjen sociale.)

Procesi funksionon jo vetëm për familjet, por edhe grupet shoqërore apo marrëdhëniet romantike.

Si të flasim me fëmijët

Brummelman këshillon:

Mos bëni vetëm pyetje, lejoni fëmijën të pyesë gjithashtu dhe jepni përgjigje të sinqerta. Krijoni një atmosferë barazie dhe besimi, dhe mos kini frikë të trajtoni emocione negative.

Një bisedë 9-minutëshe me pyetje domethënëse mund të jetë hapi i parë për një marrëdhënie më të ngushtë dhe të qëndrueshme mes prindit dhe fëmijës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keto ngjarje zhvillohen te henen ne kosove 68d07870ae6ea
Lajmi i mëparshëm

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

gjikolli e mariqi e nisin me fitore 68d08c952471c
Lajmi i radhës

Gjikolli e Mariqi e nisin me fitore

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë