FB IMG 1762710799545

Për tre ditë në Çair u grumbulluan 625 metra kub bërllog, komuna u pastrua cep më cep

November 9, 2025
1 minut lexim

Pas një aksioni intensiv që zgjati tri ditë, në Komunën e Çairit ka përfunduar me sukses pastrimi i të gjitha rrugëve kryesore dhe rrugicave anësore në territorin e saj.

Gjatë këtij aksioni nga NP Higjiena Komunale janë mbledhur gjithsej 625 metra kub mbetje, duke i dhënë një pamje të re dhe më të pastër lagjeve të kësaj komune.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryetari i Çairit Izet Mexhiti duke dhënë hollësi për rrjedhën e pastrimit të komunës paralajmroi se këtu së shpejti do të vendosen kontejnerët nëntokësorë, një sistem modern, i pastër dhe efikas, që do t’i japë fund pamjes së mbeturinave të shpërndara dhe erës së keqe që e ka lodhur qytetin.

Ai tha se ky është standardi i ri që po vendoset në Komunën e Çairit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne shba helikopteri mjekesor rrezohet ne tennessee nje i vdekur dhe dy te plagosur rende 6910d485b579a
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në SHBA/ Helikopteri mjekësor rrëzohet në Tennessee, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

mbyllet zyrtarisht procesi i votimit pjesemarrje e ulet 6910d794074f1
Lajmi i radhës

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë