per tre dite 67 te arrestuar dhe 2720 gjoba per shkelje ne trafik 6adf96e0c0063

Për tre ditë 67 të arrestuar dhe 2720 gjoba për shkelje në trafik

October 26, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë tre ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të rregullta në trafik të realizuara nga zyrtarët policorë të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e vendit, janë shqiptuar gjithsej 2.720 urdhërpagesa. Sipas tyre, 1.360 kundërvajtje kanë të bëjnë me drejtuesit e automjeteve që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përcaktuar të lëvizjes. MPB poashtu tha se gjatë së njëjtës periudhë, janë sekuestruar 27 automjete në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal.

MINISTIRA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë privuar nga liria 67 persona, prej të cilëve shtatë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 21 për drejtim pa patentë shoferi, tetë për shkak të ndalesës së shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit, tre për tejkalim të shpejtësisë së lejuar jashtë vendbanimit dhe një person për tejkalim të shpejtësisë së lejuar brenda vendbanimit”.

MPB ka theksuar se sipas raportit statistikor për aktivitetet policore, gjatë tre ditëve të fundit janë evidentuar edhe 328 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe janë shqiptuar 57 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Nga MPB thonë se janë sanksionuar 33 motoçiklistë për mosmbajtjen e helmetës dhe 239 pjesëmarrës në trafik për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fotoja e pare ish banorja e bbva behet nene per here te dyte 6adf7c236afcb
Lajmi i mëparshëm

Fotoja e parë, ish-banorja e BBVA bëhet nënë për herë të dytë

matoshi permend sami lushtakun ne kuvend me krahasoi me dike qe del prej nje shtepie publike 6adf97446ed7b
Lajmi i radhës

Matoshi përmend Sami Lushtakun në Kuvend: Më krahasoi me dikë që del prej një shtëpie publike

Të fundit nga

ShkoLartë