per nxirje perfekte duhet te hani keto ushqime 686d0c87b21f0

Për nxirje perfekte duhet të hani këto ushqime

July 8, 2025
1 minut lexim

Vera ka mbërritur dhe të gjithë mendojnë të shkojnë në plazh, të notojnë, të qetësohen dhe patjetër të marrin edhe ngjyrë.

Gjithsesi, mirë është që gjatë kësaj periudhe të hidratoheni sa më shumë dhe të përdorni produktet e duhura.

Ja lista me ushqimet që duhet të konsumoni më tepër:

Karotat: Karota përmban shumë beta karoten, por edhe vitaminë C. Konsumojeni si frut ose në forme lëngu.

Kungulli: Edhe kungulli përmban shumë beta karoten, kështu që konsumojeni të zier apo si lëng.

Portokalli: 100 gram portokall përmban mesatarisht 39,7mg vitaminë C dhe antioksidues.

Vaji i lulediellit:100gr vaj lule dielli përmban mesatarisht 75mg vitamine E, por edhe antioksidues të tjerë.

Manaferrat: Manaferrat përmbajnë beta karoten, vitaminë C dhe vitaminë E.

Gjalpi: Përveç beta karotenit, gjalpi përmban edhe vitaminë E, selen dhe acide alfa linolike që hidratojnë lëkurës dhe ndihmojnë në nxirjen e saj.

Të tjera produkte që do ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt janë: kajsitë e thata, domatja, pjeshka, brokoli, luleshtrydhet, vaji i misrit, spinaqi, avokadoja, farat e grurit, thjerrëzat, hudhra, sardelet, pjepri, selinoja, speci, kikirikët, shalqiri, etj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hapet pishina e germise pas voneses nga mungesa e ujit cmimet e njejta si vitet e kaluara 686d0b5b79016
Lajmi i mëparshëm

Hapet pishina e Gërmisë pas vonesës nga mungesa e ujit, çmimet e njëjta si vitet e kaluara

gashi ne 30 vjetorin e gjenocidit ne srebrenice te ruajme te verteten te kerkojme drejtesin 686d0ea385f6d
Lajmi i radhës

Gashi në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë: Të ruajmë të vërtetën, të kërkojmë drejtësin

Të fundit nga

ShkoLartë