Në Prizren janë numëruar 100 për qind e votave të mërgatës.
Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Abrashi rrëmbeu 361 vota, apo 58.70%, duke lënë të dytin Shaqir Totajn.
Ky i fundit, grumbulloi 254 vota të diasporës, apo 41.30%.
Ndërkohë, sipas rezultateve të përmbledhura të KQZ-së, Shaqir Totaj ka siguruar 25 mijë e 523 vota duke rimarrë edhe një herë kreun e komunës së Prizrenit, derisa Artan Abrashi mori gjithsej 22 mijë e 252 vota.
Burimi: botasot.info


