per kater dite policia e trafikut ne gjakove i kap 63 shofere duke vozitur nen ndikim te alkoolit detaje 68823f94e8730

Për katër ditë policia e trafikut në Gjakovë i kap 63 shoferë duke vozitur nën ndikim të alkoolit – detaje

July 24, 2025
min lexim

Policia në Gjakovë gjatë katër ditëve ka realizuar planin operativ “Alkooli”, gjatë të cilit ka testuar për alkool gjithsej 385 shoferë. Prej tyre, 63 janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Ata janë gjobitur dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të vozitjes dhe u janë marrë përkohësisht patentë-shoferët.

“Gjatë kësaj periudhe janë testuar me alkool-test gjithsej 385 drejtues mjetesh. Nga këta, 63 shoferë janë kapur duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, në kundërshtim me normat ligjore të lejuara. Për ta, përveç gjobës, është shqiptuar edhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik dhe u janë marrë përkohësisht patentë-shoferët, për kohëzgjatjen e paraparë me ligj.”

Komunikata e plotë:

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë vazhdon zbatimin e masave për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve

Gjakovë, 24 korrik 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, në kuadër të detyrimeve ligjore për zbatimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion, ka ndërmarrë masa të shtuara kontrolli gjatë katër ditëve të fundit. Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të Task-Forcës dhe planit operativ “Alkooli”, me qëllim parandalimin e ngasjes nën ndikimin e alkoolit dhe reduktimin e aksidenteve.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar me alkool-test gjithsej 385 drejtues mjetesh. Nga këta, 63 shoferë janë kapur duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, në kundërshtim me normat ligjore të lejuara. Për ta, përveç gjobës, është shqiptuar edhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik dhe u janë marrë përkohësisht patentë-shoferët, për kohëzgjatjen e paraparë me ligj.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, krahas këtyre kontrolleve, është duke zhvilluar aktivitete vetëdijesuese dhe preventive në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror”, me fokus në kundërvajtjet që paraqesin rrezik më të madh për sigurinë rrugore, përfshirë ngasjen me shpejtësi të lartë, tejkalimet e rrezikshme, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, mos vendosjen e rripit të sigurisë dhe helmetës mbrojtëse, si dhe shkelje të tjera që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë  apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë me përpikëri rregullat e trafikut, të shmangin çdo veprim që rrezikon sigurinë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për një ambient të sigurt rrugor. Çdo shkelje e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor do të sanksionohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

popovska dorezoi iniciative ne gjykaten kushtetuese per te vleresuar ligjshmerine e protokollit me bullgarine 68823f1cea93f
Lajmi i mëparshëm

Popovska dorëzoi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e Protokollit me Bullgarinë

ajo tha po ish banorja e big brother vip albania i jep fund beqarise 688240c07755b
Lajmi i radhës

“Ajo tha PO”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania i jep fund beqarisë?

Të fundit nga

ShkoLartë