per jave te tera e kishte dhunuar te mituren kerkohet paraburgim per te dyshuarin ne ferizaj 6904e02d580ad

Për javë të tëra e kishte dhunuar të miturën, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj

October 31, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.M për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji shtator e deri më datën 27 tetor 2025, rreth orës 02:00, në mesnatë, në Ferizaj, saktësisht në banesën e të pandehurit, i njëjti F.M., në vazhdimësi e ka dhunuar- keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 14 vjeçe.

I pandehuri F.M., që nga data 31 Tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.M.- komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji shtator e deri më datën 27 tetor 2025, rreth orës 02:00, në mesnatë, në Ferizaj, saktësisht në banesën e të pandehurit, i njëjti, në vazhdimësi e ka dhunuar- keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 14 vjeçe, me këtë kishte për të kryer veprën penale në vazhdim “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.7 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 77 të KPRK-së.

I pandehuri F.M., që nga data 31 Tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftim..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

veliaj kryetaret e bashkive nen presion nga prokuroret per ti futur fisin ne pune 6904ddf2a6711
Lajmi i mëparshëm

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

pse selena gomez zgjedh shpesh te largohet nga rrjetet sociale 6904e132a6b2d
Lajmi i radhës

Pse Selena Gomez zgjedh shpesh të largohet nga rrjetet sociale?

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë