per here te pare nje kompani ukrainase do te hape fabrike armesh ne token e nato s 68b87e55a20ff

Për herë të parë një kompani ukrainase do të hapë fabrikë armësh në tokën e NATO-s

September 3, 2025
1 minut lexim

Një prodhues armësh ukrainas do të fillojë operacionet në Danimarkë, një moment ky i ri i bashkëpunimit midis Kievit dhe aleatëve të tij.

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se kompania ukrainase Fire Point do të hapë një fabrikë në Vojens, një qytet në jug të vendit që tashmë strehon një bazë ajrore daneze, duke përfshirë një flotë avionësh luftarakë F-16.

Iniciativa, të cilën Poulsen e quajti “ndihmë për Ukrainën në luftën për siguri”, është shembulli i parë i një kompanie ukrainase armësh që zhvendos operacionet e saj në një vend anëtar të NATO-s, raporton KosovaPress.

Poulsen njoftoi këtë veprim sot në një takim të liderëve nordikë dhe baltikë, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kujtojmë, Fire Point prodhon dronë luftarakë dhe raketa lundrimi, duke përfshirë raketën Flamingo FP-5, e cila mund të mbajë një kokë luftarake prej 1.150 kilogramësh. Fabrika e saj daneze do të prodhojë kryesisht karburant për raketa dhe pritet të hapet deri në dhjetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesazhet kercenuese svecla potenciali per destabilizim nuk ekziston 68b87d4333717
Lajmi i mëparshëm

Mesazhet kërcënuese – Sveçla: Potenciali për destabilizim nuk ekziston

aspak fajtor per adrian bajramin i uroj suksese sylvinho para ndeshjes me gjibraltarin nuk besoj te miqesoret ende nuk e kam 11 shen per letonine 68b87f112064b
Lajmi i radhës

“Aspak fajtor për Adrian Bajramin, i uroj suksese”/ Sylvinho para ndeshjes me Gjibraltarin: Nuk besoj te miqësoret, ende nuk e kam 11-shen për Letoninë

Të fundit nga

ShkoLartë