per bixhoz shqiptaret ekskluzive si lojerat e fatit te te birit fundosen ish drejtorin e shish bisedat punon plaku ne shik 68b7489032819

“Për bixhoz shqiptarët….”/ Ekskluzive, si lojërat e fatit të të birit ‘fundosën’ ish-drejtorin e SHISH. Bisedat: Punon plaku në SHIK

September 2, 2025
1 minut lexim

Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme.

Nga detajet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mësohet se në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.

Kjo USB, u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.

Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.

Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.

Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.

Aleksandër Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xhevat mustafa godet edi ramen perparimi drejt be se nuk behet me foto dhe premtime boshe 68b747e02d468
Lajmi i mëparshëm

Xhevat Mustafa “godet” Edi Ramën: Përparimi drejt BE-së nuk bëhet me foto dhe premtime boshe

openai kontrollet prinderore do te vijne ne chatgpt brenda muajit te ardhshem 68b748afe0078
Lajmi i radhës

OpenAI: Kontrollet prindërore do të vijnë në ChatGPT brenda muajit të ardhshëm

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë