per 2 jave fushate pzap gjobiti rreth 20 mije euro partite per shkelje 68d57e41d25e5

Për 2 javë fushatë PZAP gjobiti rreth 20 mijë euro partitë për shkelje

September 25, 2025
1 minut lexim

20 mijë e 500 euro është shuma e gjobave që u janë shqiptuar partive politike për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për gati 2 javë të fushatës për zgjedhjet lokale, ka gjobitur nga njëherë 4 parti politike, e dy herë një iniciativë qytetare në Skenderaj.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, kjo shumë e gjobave është e ulët duke krahasuar me periudhën e njëjtë të fushatës për zgjedhjet paralamentare të mbajtura në shkurt.

“Besoj që ka edhe një lloj vetëdijesimit të kandidatëve për kryetar komunash apo edhe kandidatëve për këshilltar komunash të mos ekspozohen që të përdorin gjuhë të urrejtjes apo nxitëse, këtu ka rezultuar edhe fakti që PZAP në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nuk ka qenë fare tolerante sa i përket shqiptimit të gjobave sepse e dini mbi 600 mijë euro gjoba janë shqiptuar në zgjedhjen e fundit dhe normalisht që partitë i paguajn nga xhepi i tyre…”, ka thënë Vullet Bugaqku nga KDI.

Bugaqku thotë se kandidatët në këto zgjedhje kanë zhvendosur të gjithë fokusin në rrjete sociale.

Në përgjithësi fushata është e qete nuk ka ndonjë incident apo përplasje apo gjuhë të ashpër apo të urrejtjes, mes kandidatëve për kryetar komunash apo këshilltar të kuvendeve komunale, po vërehet se ka një aktivizëm të kandidatëve për këshilltar komunal dhe kryetar komunash një lloj të fushatës online e bënë pak më risi angazhimin  tyre në këto forume…”, ka shtuar Bugaqku.

Fushata për zgjedhjet e 12 tetorit ka nisur zyrtarisht më 13 shtator./

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akuzat e flick pergjigjet de la fuente 68d57e33a718a
Lajmi i mëparshëm

Akuzat e Flick, përgjigjet De La Fuente

angli udhetonte me makine me shpejtesi marramendese dhe perplasi per vdekje motoristin 10 vite burg shqiptarit 68d57ee629d28
Lajmi i radhës

Angli/ Udhëtonte me makinë me shpejtësi marramendëse dhe përplasi për vdekje motoristin, 10 vite burg shqiptarit

Të fundit nga

ShkoLartë