per 2 denare ulen cmimet e karburanteve ne maqedoni 69baeaae6e8b4

Për 2 denarë ulen çmimet e karburanteve në Maqedoni

March 18, 2026
1 minut lexim

Qytetarët duke filluar nga sot do të furnizohen me karburante më të lira. Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend – OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil – çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Paschos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.
Edhe pse KRRE me dy vendimet e fundit rriti ndjeshëm çmimet për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, kjo masë e OKTA-s paraqet një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve ndaj konsumatorëve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

svecla koordinim i plote me komunat per zbatimin e ligjit per te huajt dhe automjete 69bac4f12c9c1
Lajmi i mëparshëm

Sveçla: Koordinim i plotë me komunat për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe automjete

greva paralizon aeroportin ne berlin anulohen qindra fluturime 69baeb60c98c6
Lajmi i radhës

Greva paralizon aeroportin në Berlin, anulohen qindra fluturime

Të fundit nga

ShkoLartë