per 10 dite mbi 1 400 shkelje ne rajonin jugperendimor 85 e gjobave per shpejtesi qytetaret ende po mesohen me kamerat 6addbaa1542fc

Për 10 ditë mbi 1.400 shkelje në Rajonin Jugperëndimor, 85% e gjobave për shpejtësi, qytetarët ende po mësohen me kamerat

October 25, 2026
1 minut lexim

Sistemi i Qyteti i Sigurt në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë hyri në fuqi më 12 tetor dhe vetëm për 10 ditë janë regjistruar një numër i madh dënimesh. 85% e gjobave janë për shpejtësi mbi normën e lejuar.

“Prej atëherë e deri më sot janë regjistruar 1415 shkelje në të gjithë rajonin që e mbulon SPB Ohër, ndërkaq sa u takon shkeljeve më të shpeshta mund të them se shkeljet më të shpeshta janë tejkalimi i shpejtësisë dhe janë regjistruar në total 1211 shkelje”, tha Stefan Dimovski – zëdhënës i SPB-Ohër.

Dimovski thotë se Safe City ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe zvogëlimin e numrit të aksidenteve me pasoj vdekje.

“Çdo mosrespektim i shpejtësisë do të thotë pikë e zezë dhe do të thotë mundësi për shkaktimin e një aksidenti, prandaj një nga prioritetet kryesore të Safe City është zvogëlimi i aksidenteve para së gjithash me pasoja vdekje dhe lëndime të rënda me një fjalë uljen e numrit të aksidenteve”, shtoi Dimovski.

Banorët kanë mendime të ndara sa i takon Safe City, disa thonë se në 10 ditët e fundit, vozitësit kanë qenë të kujdesshëm, ndërsa të tjerë thonë se efekti nuk është parë ende sepse qytetarët ende nuk janë mësuar me këtë stil të gjobave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

demi moore mahnit ne moshen 63 vjecare me fustan elegant ne dasmen e vajzes se saj 6addba0eef82b
Lajmi i mëparshëm

Demi Moore mahnit në moshën 63-vjeçare me fustan elegant në dasmën e vajzës së saj

shaip kamberi voton ne ternoc 6addd5402a54f
Lajmi i radhës

Shaip Kamberi voton në Tërnoc

Të fundit nga

ShkoLartë