pensionistet protestuan para gjykates kushtetuese kerkojne te mos shfuqizohet rritja lineare e pensioneve 692d90fd43654

Pensionistët protestuan para Gjykatës Kushtetuese, kërkojnë të mos shfuqizohet rritja lineare e pensioneve

December 1, 2025
1 minut lexim

Pensionistë nga i gjithë vendi, të cilët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, u tubuan sot para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, duke kërkuar që përllogaritja e pensioneve të vazhdojë në mënyrë lineare.

Zoran Trajkov, kryetar i këshillit inicues të grupit të pensionistëve, tha se qeveritarët duhet të pyeten “se ku e kanë ndërgjegjen për pensionistët me pensione të vogla”. Ai theksoi se kjo është një luftë për bukë dhe ilaçe dhe se zëri i pensionistëve duhet dëgjuar:
“Lufta jonë është për të gjithë pensionistët, jo kundër pushtetit. Maqedonia duhet të jetë e bashkuar. Mjaft me ndarje. Zëri ynë do të dëgjohet”, tha Trajkov.

Trajkov paralajmëroi se protesta nuk do të mbetet vetëm para Gjykatës Kushtetuese, por do të vazhdojë më 10 dhjetor para Zyrës së Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se rritja aktuale e pensioneve në mënyrë procentuale nuk është e mjaftueshme, pasi hendeku mes pensionit më të madh dhe atij më të vogël është rritur nga 1:4 në 1:7. Pensionistët kërkojnë që të gjithë të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe jo të ndahen sipas shumës së pensionit.

Pensionistët me pensione minimale thonë se janë viktima të tranzicionit dhe mungesës së kontributeve, prandaj kërkojnë harmonizim linear të pensioneve, rritjen e K-15 nga 35.000 në 50.000 denarë pas vdekjes, si dhe vendosjen e kartelës pensioniste.
Vitin e kaluar dhe në mars të këtij viti, pensionistët patën rritje lineare prej 2.500 denarë, ndërsa këtë vit në shtator morën edhe 1.000 denarë. Në mars të vitit të ardhshëm pritet një harmonizim i ri linear për 1.000 denarë.

Gjykata Kushtetuese ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili parashikon rritjen lineare të pensioneve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarja e rende ne slloveni influencuerja 31 vjecare gjendet e vdekur ne 1
Lajmi i mëparshëm

Ngjarja e rëndë në Slloveni: Influencuerja 31-vjeçare gjendet e vdekur në 1 valixhe

deputetja zajkova e drejtoi misionin e ap te osbe se per vezhgimin e zgjedhjeve te parakohshme ne kirgistan 692d981603714
Lajmi i radhës

Deputetja Zajkova e drejtoi Misionin e AP të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kirgistan

Të fundit nga

ShkoLartë