pensioni per dhjetorin do te paguhet ne kohe me 2 janar 6953ab98711c7

Pensioni për dhjetorin do të paguhet në kohë më 2 janar

December 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 dhjetor – Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë (FSPIM) i njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se janë siguruar mjetet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025.

“Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe sigurimin social të pensionistëve, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve. Për këtë qëllim, janë siguruar mjete në shumën totale prej 9.289.521.686,00 denarë – nëntë miliardë 289 milionë 521 mijë 686 denarë – për një total prej 340.156 përfituesish pensionesh. Për shkak të faktit se 1 janari është ditë jo pune – festë zyrtare, mjetet do të transferohen në bankat komerciale më 2 janar 2026”, bën të ditur FSPIM.

FSPIM tashmë i ka dorëzuar njoftimet me të dhëna të sakta për numrin e pensionistëve dhe shumat përkatëse në të gjitha bankat komerciale, gjë që siç theksohet, garanton se procesi i pagesës do të zhvillohet në mënyrë efikase dhe pa vonesa.

“Fondi shfrytëzon këtë mundësi për t’ua uruar festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe për t’u uruar atyre gjithë të mirat në Vitin e Ri 2026”, theksohet në kumtesën e sotme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse puthim ne mesnaten festive tradita e lashte qe nuk nisi aspak pafajshem 6953a6d1dc20b
Lajmi i mëparshëm

Pse puthim në mesnatën festive? Tradita e lashtë që nuk nisi aspak pafajshëm

vlen me ne flasin veprat tetova e bilall kasamit po ndryshon perdite 6953ac375595f
Lajmi i radhës

VLEN: Me ne flasin veprat, Tetova e Bilall Kasamit po ndryshon përditë

Të fundit nga

ShkoLartë