pengohen aeroplanet mbi lipjan nisin hetimet 6a59de7ebd0b0

​Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

July 17, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet ndaj aeroplanëve që fluturuan nga Aeroporti i Prishtinës të hënën në mbrëmje.

Policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e pengimit të aeroplanëve, duke mos bërë të ditur nëse janë penguar me laser a dron.

Rasti, i cili është raportuar në fshatin Janjevë të Lipjanit, është iniciuar në drejtim të veprës penale “rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”.

Hetimet kanë nisur të enjten.

“Më 16.07.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më 13.07.2026 kishte ndodhur rasti i lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Rasti është duke u hetuar”, tha policia në raport.

Kjo vepër penale mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba perfundon vala e fundit e sulmeve te medha ndaj iranit 6a59d9e732099
Lajmi i mëparshëm

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

media amerikane revolucioni i flamingove u shnderrua ne protesta masive kunder qeverise 6a59def215de1
Lajmi i radhës

Media amerikane: Revolucioni i Flamingove u shndërrua në protesta masive kundër qeverisë!

Të fundit nga

ShkoLartë