Penelope Cruz dhe Javier Bardem u shfaqën dorë për dore teksa mbërritën të hënën në Festivalin e 83-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Çifti i martuar ka udhëtuar drejt qytetit italian përpara premierës së filmit “Bunker”, me regji të Florian Zeller, e cila do të mbahet të martënm, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
Aktorja spanjolle 52-vjeçare dukej elegante pa shumë përpjekje, e veshur me një fustan të zi me dekolte të theksuar, i cili lidhej anash me një karficë të artë.


Ajo e kombinoi fustanin me një çantë prej kamoshi ngjyrë kaki, këpucë të zeza me rrip në pjesën e pasme dhe syze dielli plot stil.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Javier, 57 vjeç, zgjodhi një veshje më casual, me këmishë blu, xhinse dhe atlete të bardha.

Teksa mbërriti te taksia e ujit, Penelope vendosi se do ta kishte më të lehtë pa taka, ndaj i hoqi këpucët ndërsa po ndihmohej për të hipur në mjetin lundrues.
Burimi: botasot.info

