peleshi pret ambasadoren e be shqiperia intensifikon rrugetimin drejt integrimit evropian 6aa1807281891

Peleshi pret ambasadoren e BE: Shqipëria intensifikon rrugëtimin drejt integrimit evropian

September 9, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, priti sot në një takim ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ku u diskutua mbi rrugëtimin evropian të vendit dhe hapat që pritet të ndërmerren në procesin e integrimit.

Gjatë takimit, Peleshi theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve, duke nënvizuar angazhimin institucional për avancimin e këtij procesi.

“Anëtarësimi në BE është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve dhe ne po punojmë me përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim institucional,” u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit shtoi se institucioni që ai drejton do të vijojë të japë kontributin e tij në procesin e integrimit, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Në një reagim të bërë publik edhe në rrjetet sociale, Peleshi nënvizoi se takimi me ambasadoren e BE-së shënon një moment të rëndësishëm për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përgatitjen e hapave të ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit.

“Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të japë kontributin e tij në këtë proces, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet europiane dhe parlamentet e vendeve anëtare,” shkroi ai.

Takimi i sotëm vjen në një kohë kur Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet për të përmbushur kriteret e integrimit, ndërsa pritet që bashkëpunimi me delegacionin e BE-së në Tiranë të fokusohet në reformat institucionale dhe demokratike, si pjesë e rrugëtimit drejt anëtarësimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja pse u distancuam ne te gjashtit reagon avdullah hoti 6aa17ff4b25dd
Lajmi i mëparshëm

“Ja pse u distancuam në të gjashtit”, reagon Avdullah Hoti

shtyhet telefonata mes merz dhe trump ne sfond perplasja per afd ne 6aa180d080173
Lajmi i radhës

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja për AfD-në

Të fundit nga

Sami Morina zgjidhet kryetar i ri i OEMVP-së

Screenshot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka mbajtur Kuvendin e VI-të Zgjedhor, ku është zhvilluar procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në kuadër të procesit zgjedhor, Kuvendi ka zgjedhur Sami Morinën

Përmbytjet godasin Spanjën, humb jetën një person

Një grua 102-vjeçare humbi jetën dhe rreth 90 persona u shpëtuan të premten në Madrigueras, në provincën e Albacete, Spanjë, pasi përmbytjet e menjëhershme përfshinë qytetin. Sipas qeverisë rajonale, në zonë u
ShkoLartë