Kryetari i Komunës, Faton Peci, sot ka vizituar familjet e evakuuara nga shtëpitë e tyre si pasojë e vërshimeve të fundit, të cilat aktualisht janë të vendosura në Hotel Park në Mitrovicë.
Gjatë vizitës, kryetari, Faton Peci u informua nga afër për gjendjen e familjeve të evakuuara dhe nevojat e tyre urgjente, duke theksuar përkushtimin e Komunës për t’u qëndruar pranë qytetarëve në këto momente të vështira.
Aty prezent ishin edhe ekipi i Mjekësisë Familjare, i cili po ofron shërbime shëndetësore dhe po monitoron gjendjen shëndetësore të të evakuuarve. Po ashtu, për familjet janë siguruar gjëra esenciale dhe ushqimore, në mënyrë që të kenë kushte sa më të përshtatshme gjatë qëndrimit të tyre.
Komuna po vazhdon të përkujdeset për familjet e prekura nga vërshimet dhe mbetet e angazhuar që të ofrojë mbështetje të vazhdueshme deri në normalizimin e plotë të situatës dhe kthimin e tyre të sigurt në shtëpitë e tyre.
Burimi: botasot.info


