Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka zhvilluar takime me qytetarë, artizanë dhe tregtarë të qytetit.
Peci theksoi energjinë, kreativitetin dhe përkushtimin e banorëve, duke vlerësuar entuziazmin e tyre për ndryshimin dhe besimin që kanë në të ardhmen e Mitrovicës.
“Me nderë e dashni për Mitrovicën tonë, shtëpi ❤️!”, u shpreh ai, duke nënvizuar angazhimin e tij për zhvillim dhe përmirësim të jetës së përditshme të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Takova qytetarë, artizanë, zejtarë e tregtarë,
Entuziast, krijues të heshtur e kreativ, që me vullnet e qetësi po presin ndryshimin, se të plotë e kanë besimin.
Me nderë e dashni për Mitrovicën tonë, shtëpi !
Burimi: botasot.info


