peci lagja tuneli i pare eshte lene pas dore nga qeverisja qe po iken premton investime 68d2ff52307c6

Peci: Lagja “Tuneli i Parë” është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, premton investime

September 23, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka premtuar investime në lagjen “Tuneli i Parë”.

Sipas Pecit, kjo lagje është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, ndërsa banorët kanë mbetur me problemet e përditshme të pazgjidhura.

“Lagjja Tuneli i parë është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, ndërsa banorët kanë mbetur me problemet e përditshme të pazgjidhura.

Në qeverisjen tonë lokale, do të bëjmë: Renovimin e banesave të vjetra, Largimin dhe menaxhimin e mbeturinave, Rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza, Kujdes të vazhdueshëm për hapësirat e gjelbra, Transportin përmes ndërmarrjes së Trafikut Urban, Rregullimin e stacioneve të pritjes”, sipas Pecit, Mitrovica do të ndryshojë dhe një gjë të tillë ai do e bëjë realitet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare duhet te bejne vendet e nato s nese avionet ruse shkelin hapesirat e tyre ajrore trump rrezojini 68d2fa32bbea8
Lajmi i mëparshëm

Çfarë duhet të bëjnë vendet e NATO-s nëse avionët rusë shkelin hapësirat e tyre ajrore? Trump: Rrëzojini

ciftet e shkelqyera flasin per problemet ne tre menyra 68d30071da2e6
Lajmi i radhës

Çiftet e shkëlqyera flasin për problemet në tre mënyra

Të fundit nga

ShkoLartë