Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se komuna po vazhdon angazhimin për rend, rregull dhe ligj edhe gjatë vikendit, përmes bashkëpunimit të drejtorive komunale.
Sipas tij, janë realizuar disa intervenime, përfshirë largimin e deponive ilegale, rregullimin e shitjes në hapësira të dedikuara, pastrimin e lumit Trepça, parandalimin e rrëshqitjeve të dheut dhe rrënimin e objekteve nga hapësirat publike, me synimin që Mitrovica të jetë qytet funksional, i pastër dhe i sigurt.
Postim i plotë:
Na duhet një qytet normal na duhet angazhimi dhe mbështetja edhe e secilit qytetar.
Komuna e Mitrovicës e përkushtuar maksimalisht për rend, rregull dhe ligj. Edhe gjatë vikendit po vazhdon angazhimi dhe bashkëpunimi në mes të drejtorive në mirëmbajtjen e përgjithshme të qytetit dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Në kuadër të ofrimit të shërbimit për qytetarët, këtë vikend u intervenua në:
• Largimin e deponisë ilegale që me vite ishte problem i pazgjidhur, pranë kopshtit të fëmijëve.
• Largimin e shitësve nga trotuaret dhe rruga, përkatësisht vendosjen e tyre në hapësira të dedikuara për shitje e siguri ushqimore.
• Pastrimin e lumit Trepça.
• Intervenimin te Lisicët në parandalimin e shembjes së rrugës nga rrëshqitja e dheut.
• Rrënimin e objekteve nga hapësirat publike.
Mitrovica do të jetë qytet funksional, i pastër, i gjelbër dhe i sigurt.
Burimi: botasot.info


