pdsh rishikon marreveshjen politike mund te kete ndryshime dhe plotesime 6ad2a16f90553

PDSH rishikon Marrëveshjen Politike, mund të ketë ndryshime dhe plotësime

October 17, 2026
1 minut lexim
att.f0UTJELrRQN3kpA53uHT4S8EKn6cHvb5nfzeMdCFqG8

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e përditësimit dhe plotësimit të Marrëveshjes Politike të partisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë Qendrore, të mbajtur sot në selinë e PDSH-së, me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve të partisë.

Gjatë mbledhjes u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes Politike të PDSH-së.

Pas diskutimeve, anëtarët votuan unanimisht formimin e një grupi punues, i cili do të analizojë nëse marrëveshja duhet të përditësohet e plotësohet apo të ruhet në formën aktuale.

Grupi punues do të shqyrtojë të gjitha alternativat dhe do t’i paraqesë propozimet dhe rekomandimet përkatëse për shqyrtim të mëtejshëm.

Burimi: PDSH – Sekretariati për Informim

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen jakup huseini ne krye te komunes i gjithe vlen i ne krah te bervenices 6ad2a02463ca3
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Jakup Huseini në krye të komunës, i gjithë VLEN-i në krah të Bërvenicës!

Të fundit nga

ShkoLartë