pdk vota e qytetareve eshte e shenjte cdo cenim eshte i papranueshem 696cc75f3f3d0

PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim është i papranueshëm

January 18, 2026
1 minut lexim

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se po e përcjell me vëmendje të shtuar procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të Kosovës.

Ky subjekt politik, ka thënë se vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkel parimet demokratike që i mbrojnë.

“Për ne si subjekt politik, indikacionet për cenim apo manipulim të votës janë të papranueshme. Vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkel parimet demokratike që ne mbrojmë. Standardi ynë është i qartë dhe çdo votë duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe kujdes, nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë nga PDK:

“PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim është i papranueshëm

Partia Demokratike e Kosovës po e përcjell me vëmendje të shtuar procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të Kosovës.

Për ne si subjekt politik, indikacionet për cenim apo manipulim të votës janë të papranueshme. Vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkel parimet demokratike që ne mbrojmë.

Standardi ynë është i qartë dhe çdo votë duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe kujdes, nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës i pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me besimin se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin.

Partia Demokratike e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e palëkundur për integritetin e procesit zgjedhor dhe për respektimin e votës së qytetarëve”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shiu u shkaterroi shtepine familja detyrohet te braktise banesen prej demtimeve ne gjirokaster 696cc70484198
Lajmi i mëparshëm

Shiu u shkatërroi shtëpinë, familja detyrohet të braktisë banesën prej dëmtimeve në Gjirokastër

trump fton erdoganin ti bashkohet bordit te paqes per gazen 696cc7746846e
Lajmi i radhës

Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën

Të fundit nga

​Tre të vrarë në Gaza nga sulmi izraelit

Sulmet ushtarake izraelite të hënën kanë vrarë tre persona në perëndim të qytetit të Gazës, ka thënë spitali ku kanë mbërritur viktimat. Sipas Associated Press, spitali Shifa ka raportuar për vdekjet në

Shkupi pëson debakël

Skuadra e Shkupit duket se nuk do të ketë asnjë mundësi që të shpëtojë nga më e keqja, largimi nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. Humbja e sotme në start
ShkoLartë