pdk thirrje lvv se ejani ta votojme ligjin para se te shperndahet eventualisht kuvendi 6ac3e31352886

​PDK thirrje LVV-së: Ejani ta votojmë ligjin para se të shpërndahet eventualisht Kuvendi

October 5, 2026
1 minut lexim

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe ta miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara para shpërndarjes eventuale të Kuvendit, me rastin e dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se ligji duhet të miratohet pa kushte dhe nuk duhet të ndërlidhet me çështjen e presidentit.

Çitaku: Nuk mbrohet UÇK-ja me kushte

“I bëjmë thirrje LVV-së që të vijnë në Kuvend dhe ta miratojnë në lexim të dytë ligjin për Dhomat e Specializuara. Kjo nuk është favor, është detyrë dhe obligim. Ne jemi në sallë dhe nuk do të largohemi… Nuk duhet UÇK-ja me kushte. Nuk mbrohet UÇK-ja me kushte. S’ka kushte, nuk pranojmë kushte”, tha ajo.

Miratimin e ligjit e kërkoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili tha se i njëjti duhet të miratohet para se të shpërndahet Kuvendi.

Tahiri thirrje LVV-së: Ejani ta votojmë ligjin para se të shpërndahet eventualisht Kuvendi

“Është obligim dhe përgjegjësi kombëtare e secilës forcë politike që të vijë në Kuvend dhe në këto orë që kanë mbetur, para se të shpërndahet Kuvendi, eventualisht, nëse shpërndahet, ta miratojmë ligjin në lexim të dytë… Ata po tentojnë të bëjnë pazar. Ta votojë ligjin në lexim të parë, voto ma presidentin, ta votojë ligjin. Kjo është pazar dhe është e pandershme”, potencoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sofja e mban ne pritje shkupin filipce shperthen nuk pres asgje do te aktrojne si patriote 6ac3cc8fd9137
Lajmi i mëparshëm

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

takimi ne kryeministri me perfaqesine e kongresit te shteteve te bashkuara rama publikon pamjet 6ac3e38fdfb20
Lajmi i radhës

Takimi në Kryeministri me përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Rama publikon pamjet

Të fundit nga

ShkoLartë