pdk per ligjeratat e gjykates speciale ne shkolla po sulmohet lufta clirimtare 697c93b1da7e6

PDK për ligjëratat e Gjykatës Speciale në shkolla: Po sulmohet lufta çlirimtare

January 30, 2026
1 minut lexim

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka shprehur shqetësim lidhur me ligjëratat e mbajtura në shkollat e Kosovës nga përfaqësues të Gjykatës Speciale.

Gruda tha se në këto prezantime, para nxënësve të mitur, përdorej një gjuhë e papranueshme dhe njëanshme, duke etiketuar krerët e UÇK-së si fajtorë për krime lufte.

Lufta jonë po sulmohet edhe nga bankat dhe klasat e shkollave tona. Por e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohet në emër të ‘drejtësisë’ selektive, as të deformohet kujtesa kolektive në emër të ‘edukimit’”, tha ai.

Ai theksoi se këto ligjërata po përpiqen të deformojnë historinë dhe të shkelin parimin e pafajësisë.

Gruda kërkoi llogari nga Ministria e Arsimit për mënyrën e lejes së këtyre ligjëratave pa mbikëqyrje institucionale.

Ajo është dashur të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës dhe në heqjen e njollave ndaj UÇK-së, por është shndërruar në një mekanizëm që tenton të rishkruajë historinë”, u shpreh ai.

PDK kërkon sqarim urgjent se kush është përgjegjës për këto ligjërata dhe si ka ndodhur që prezantime të paraqitura si ligjërata për të drejtat e fëmijëve të shndërrohen në mesazhe politike. “Kërkojmë llogari nga Ministria e Arsimit për mënyrën se si lejohet që kushdo t’u ligjërojë nxënësve në shkollat e Kosovës, pa mbikëqyrje institucionale dhe pa standard profesional”, theksoi Gruda.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aplikoni tani per kredi online policia e shtetit thirrje qytetareve kujdes jane mesazhe mashtruese 697c9398a8aef
Lajmi i mëparshëm

“Aplikoni tani për kredi online”, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Kujdes, janë mesazhe mashtruese

SDSM
Lajmi i radhës

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

Të fundit nga

Burraj dhe Dauti shpallen më të mirët

Qyteti i Elbasanit priti Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës, një aktivitet që mblodhi afro 200 sportistë meshkuj dhe femra, përfaqësues të 12 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria. Garat u zhvilluan në
ShkoLartë