pdk ne drenas hap zyra te reja hajdari njofton zgjedhjen e kryetarit te shtabit zgjedhor 6898e1538b119

PDK në Drenas hap zyra të reja, Hajdari njofton zgjedhjen e kryetarit të shtabit zgjedhor

August 10, 2025
min lexim

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas sot ka kaluar në zyret e reja.

Në kuadër të këtij zhvillimi, PDK ka zgjedhur Sejdi Hoxha si kryetar të shtabit zgjedhor, duke i dhënë një impuls të ri fushatës zgjedhore nga kjo komunë si bastion i këtij subjekti.

Madje, Petrit Hajdari, kandidat për kryetar të Drenasit, theksoi se ky është një hap i madh për PDK-në, duke shtuar se angazhimi i Hoxhës dhe i gjithë ekipit do të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Drenasit.

”Sot Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas kaloi në zyret e reja. Deputetë, anëtarë kryesie dhe anëtarë të PDK-së na nderuan me prezencë e kontribut në këtë hap të rëndësishëm për PDK-në.

Në kuadër të kësaj, u formua shtabi zgjedhor në krye të të cilit u zgjodh kryetar Sejdi Hoxha. Me zgjedhjen e komisioneve me të cilat shtabi zgjedhor do të kompletohet me njerëz të përkushtuar ndaj PDK-së dhe Drenasit, do të vazhdojmë tutje me shpalosjen e programit tonë para qytetarëve.
Një falenderim të përzemërt për të gjithë kontribuesit e aktivistët e PDK-së që përmirësimin e jetës për qytetarët e Drenasit e kanë bërë objektiv jetësor. Dedikimi i tyre është frymëzues dhe shpresëdhënës për këtë vend.
Falemnderit nga zemra kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për mbështetjen e dhënë!
Drenasi është i pathyeshëm me PDK-në dhe PDK-ja është e pathyeshme në Drenas. Është amanet nga liderët tanë historikë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli që Drenasin ta mbajmë unik e të bashkuar. Nuk ka forcë që e ndal vrullin e PDK-së kur ajo rrugëton bashkë, qartë dhe me vullnet të hekurt për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

Qytetari i Drenasit është i pari dhe i vetmi. Çdo organizim politik i takon atij dhe duhet të jetë në shërbim të tij. Djemtë e vajzat e këtij qyteti të bukur po e vënë veten në shërbim të një vizioni që është më i madh se të gjithë ne.
PDK, e unifikuar dhe me qëllim të qartë, mbetet adresa e qytetarëve që e duan këtë vend. Punë të mbarë e falemnderit shumë të gjithëve!”,
shkruan Petrit Hajdari.

Referuar tensioneve të krijuara në këtë subjekt, me kryetarin aktual të Drenasit, lidhur me kandidimin e tij për edhe një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci, sipas fotografive të publikuara, nuk është parë prezent në këtë ngjarje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tripunovski prodhimi vendor i grurit mbi 280 mije tone 9 mije tone per rezervat shteterore 6898e0dbd9245
Lajmi i mëparshëm

Tripunovski: Prodhimi vendor i grurit mbi 280 mijë tonë – 9 mijë tonë për rezervat shtetërore

kate moss tregon linjat e saj mahnitese me bikini roze 6898e27fc6009
Lajmi i radhës

Kate Moss tregon linjat e saj mahnitëse me bikini rozë

Të fundit nga

ShkoLartë