pdk me aksion simbolik para komunes se drenasit te hetohen abuzimet 68dd5310163e8

PDK me aksion simbolik para komunës së Drenasit: Të hetohen abuzimet

October 1, 2025
1 minut lexim

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Komunës së Drenasit, duke vendosur shirita rrethues në shenjë proteste.

Sipas PDK-së, kjo ndërtesë është shndërruar në “vend ngjarjeje të abuzimit”. Ky aksion i PDK-së në Drenas vjen pas publikimit të një audio-incizimi ku është i përfshirë kryetari aktual i komunës, Ramiz Lladrovci.

Petrit Hajdari, kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës dhe njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të degës së PDK-së në Drenas, tha se ky veprim është një thirrje publike për drejtësi dhe transparencë.

“Ky akt është thirrje publike për drejtësi, për transparencë dhe për fundin e qeverisjes me pazare. Nëse kryetari në ikje e ka kthyer komunën në vend të krimit, qytetarët sot e shënuan si të tillë dhe ashtu do të mbetet derisa drejtësia të veprojë”, deklaroi Hajdari.

Ai shtoi se situata e krijuar e ka tronditur të gjithë opinionin publik në Drenas.

“Sot jemi mbledhur këtu për një çështje të rëndë që prek jetën dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Dy ditë më parë, opinion publik u shokua nga një audio-incizim tronditës, ku kryetari në largim i Drenasit dëgjohet duke bërë pazare me tokat e komunës, sikur të ishin pronë personale, duke llogaritur miliona përfitime nga pasuria publike”, theksoi Hajdari.

Ndërkohë, kryetari  i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili synon edhe një mandat të ri në krye të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë dje në një konferencë për media se “nuk shantazhohet” dhe se incizimi është, siç u shpreh, i “prerë dhe i sakatuar”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj dekreton daten ja kur do te zhvillohen zgjedhjet per bashkine e tiranes 68dd50f5c124e
Lajmi i mëparshëm

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

selma blair zbulon se mjeket e kane diagnostikuar gabim per 30 vjet 68dd54316be41
Lajmi i radhës

Selma Blair zbulon se mjekët e kanë diagnostikuar gabim për 30 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë