pdk mban tubim qendror ne shtime atmosfere entuziaste ne promovimin e kandidatit perparim ramusa 68e3ce6e4344b

PDK mban tubim qendror në Shtime, atmosferë entuziaste në promovimin e kandidatit Përparim Ramusa

October 6, 2025
1 minut lexim

Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë ka mbajtur tubimin qendror elektoral në Shtime, ku u promovua kandidati i saj për kryetar të komunës, dr. Përparim Ramusa, si dhe lista për Kuvendin Komunal të Shtimes.

Tubimi u karakterizua nga një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe e qytetarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, aq sa shumë prej tyre nuk mundën të gjenin vend brenda sallës për shkak të interesimit të madh.

Atmosfera ishte entuziaste dhe fituese, duke reflektuar përkrahjen në rritje për këtë subjekt politik në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor. Në këtë ngjarje madhështore ishte i pranishëm edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili bashkë me figura të tjera qendrore të partisë dha përkrahje të plotë për kandidatin Ramusa dhe ekipin e tij.

Gjatë tubimit u shpalos programi qeverisës i PDK-së për komunën e Shtimes, i cili synon zhvillimin gjithëpërfshirës të komunës në fusha si arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë dhe përkrahje për të rinjtë. Programi thekson transparencën, llogaridhënien dhe shërbimin e ndershëm ndaj qytetarëve si parime themelore të qeverisjes lokale. Po ashtu u prezantua lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal, e përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, me integritet të lartë dhe përvojë të pasur në shërbim publik.

Fushata e PDK-së në Shtime po zhvillohet nën sloganin “Më mirë për Shtimen”, që përfaqëson vizionin për një komunë më të zhvilluar, më moderne dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e saj.

Tubimi qendror i mbajtur mbrëmë u pa nga shumë analistë si një tregues i qartë i mobilizimit të strukturave të PDK-së në Shtime dhe rritjes së përkrahjes qytetare për këtë subjekt politik në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

orban be po shperbehet nuk duhet ta pranojme euron 68e3cd82ca6ab
Lajmi i mëparshëm

Orban: BE po shpërbëhet, nuk duhet ta pranojmë euron

romanca e sydney sweeney me scooter braun po lulezon 68e3cf919186d
Lajmi i radhës

Romanca e Sydney Sweeney me Scooter Braun po lulëzon

Të fundit nga

ShkoLartë