pdk ja nuk dha transparence lladrovci kritikon ashper lidershipin 68a6cd243cfc5

“PDK-ja nuk dha transparencë” – Lladrovci kritikon ashpër lidershipin

August 21, 2025
1 minut lexim

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor, dhe kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka konfirmuar se do të rikandidojë për postin e kryetarit të komunës.

Ndryshe nga herët e kaluara, Lladrovci nuk do të garojë nën ombrellën e PDK-së. Ai ka vendosur të paraqitet me subjektin e tij të ri politik, “Për Drenasin Kampion”, duke theksuar kështu pavarësinë e tij dhe një qasje më të fokusuar në zhvillimin e komunës.

Lladrovci ka theksuar se vendimi për të garuar me një emër tjetër nuk është kundër dikujt, por një hap për të sjellë transparencë dhe vendimmarrje më të drejtpërdrejtë në nivel lokal. Sipas tij, kjo do t’i japë mundësi qytetarëve të Drenasit të zgjedhin një alternativë të qartë dhe të fokusuar në nevojat e komunës, larg lojërave politike të nivelit të lartë.

Kandidimi i tij nën emrin “Për Drenasin Kampion” pritet të ndikojë në garën lokale, duke ndryshuar ekuilibrat tradicionalë politikë dhe duke sjellë një rivalitet të ri për kandidatët e partive të mëdha.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një intervistë për “Bota sot”ka kritikuar lidershipin e PDK-së për mungesë transparence dhe vendimmarrjeje.

Unë i kam thënë opinionet e mia, madje, moti pa filluar gara kam kërkuar transparencë dhe vendimmarrje të lidershipit, kjo nuk ndodhi.

Përgjegjësia u shpërnda, për të mjegulluar burimin e ndikimit. Konsideroj se këto veprime kanë dëmtuar edhe degët tjera me vendime pa bazën elektorale.”, ka thënë ai në një intervistë për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drita pret differdange ne ndeshjen e pare te play off it te liges se konferences 68a6cd20970eb
Lajmi i mëparshëm

Drita pret Differdange në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës

spektakel ne kufirin kosove shqiperi nje person u drejton armen efektiveve dhe si bindet urdhrit te ndalimit arratiset drejt vendit tone 68a6cdd399887
Lajmi i radhës

‘Spektakël’ në kufirin Kosovë-Shqipëri, një person u drejton armën efektivëve dhe s’i bindet urdhrit të ndalimit, arratiset drejt vendit tonë

Të fundit nga

ShkoLartë