pdk gjykimi ne hage te permbyllet me drejtesi dhe liri per clirimtaret 696a408edcb8e

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

January 16, 2026
1 minut lexim

Pas njoftimit të Gjykatës Speciale se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që mbi pesë vjet, Partia Demokratike e Kosovës thekson edhe një herë nevojën që ky proces, i shoqëruar me problematika serioze, të përmbyllet me drejtësi.

Në një komunikatë të këtij subjekti, thuhet se ky proces është karakterizuar me zvarritje të panevojshme, paqartësi procedurale dhe vendime që kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme mbi standardet e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Këto rrethana, sipas PDK-së, kanë cenuar perceptimin e drejtësisë së barabartë dhe kanë rënduar padrejtësisht mbi çlirimtarët dhe ish-udhëheqësit e shtetit tonë, të cilët tashmë kanë kaluar një periudhë të gjatë në paraburgim.

Partia që dikur drejtohej nga Thaçi e Veseli, vlerëson se në këtë fazë përmbyllëse, është thelbësore që gjykimi të përqendrohet ekskluzivisht te drejtësia e paanshme, te faktet dhe te provat, duke u larguar nga çdo qasje politike, interpretuese apo spekulative që e ka shoqëruar këtë proces gjatë këtyre pesë viteve.

Sipas PDK-së, Dshmitarët kyç në këtë proces gjyqësor kanë hedhur poshtë në mënyrë të qartë pretendimet kryesore të aktakuzës, duke rrëzuar çdo dyshim mbi fajësi individuale, grupore apo komanduese. “Këto dëshmi kanë kontribuar ndjeshëm në sqarimin e rrethanave faktike dhe kanë rrëzuar bazën e akuzave të prokurorisë”, thuhet në komunikatë.

Kjo parti zotohet se “mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, paqes dhe drejtësisë, duke besuar se vetëm një vendim i drejtë dhe profesional mund të kontribuojë në mbylljen e këtij kapitulli të rëndësishëm për Kosovën, drejtësinë ndërkombëtare dhe të ardhmen e rajonit tone”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do ndjekim prioritetet e trump ne shqiperi nancy vanhorn mesazh per spak e bkh duhet te forcohen keto institucione te luftohet krimi i organizuar dhe trafiku i narkotikeve 696a4023867e3
Lajmi i mëparshëm

“Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri”, Nancy VanHorn mesazh për SPAK e BKH: Duhet të forcohen këto institucione, të luftohet krimi i organizuar dhe trafiku i narkotikëve

zelensky nese arrihet nje marreveshje jemi gati ta nenshkruajme edhe javen tjeter 696a409485fb7
Lajmi i radhës

Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati ta nënshkruajmë edhe javën tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë