pdk dhe nisma bashkojne forcat ne lipjan shukri buja kandidat unik 68d2aaf058108

​PDK dhe Nisma bashkojnë forcat në Lipjan, Shukri Buja kandidat unik

September 23, 2025
1 minut lexim

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale në Komunën e Lipjanit. Kandidati i përbashkët për kryetar do të jetë Shukri Buja, i cili do të garojë nën siglën e PDK-së.

Sipas marrëveshjes së arritur, Nisma Socialdemokrate nuk do të paraqesë kandidat për kryetar të komunës, por do të marrë pjesë në garën për Kuvendin Komunal me listën e saj të veçantë.

“Kjo marrëveshje është ndërtuar mbi themelin e lavdishëm të përbashkët – kontributin tonë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,”, ka deklaruar Buja.

Ai ka theksuar se ky bashkim është një hap i rëndësishëm drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

“Fitorja është e jona!”, ka përfunduar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

riarmatimi gjerman berlini godet shba do blejme vetem nga europa 68d2aa10bbfbf
Lajmi i mëparshëm

Riarmatimi gjerman, Berlini “godet” SHBA: Do blejmë vetëm nga Europa

reperi buta ne paraburgim 68d2ac1666057
Lajmi i radhës

Reperi Buta në paraburgim

Të fundit nga

ShkoLartë