pdk angazhim per qytetaret dhe thirrje per vote me 12 tetor 68d95e8f07380

PDK: Angazhim për qytetarët dhe thirrje për votë më 12 tetor

September 28, 2025
min lexim

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvendosur këtë të dielë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke mbajtur një tubim në Çabër të Zubin Potokut. PDK theksoi se do të angazhohet për të gjithë qytetarët pa dallim, ndërsa çdo votë në këtë pjesë e konsideroi si vlerë të shtuar për partinë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për partinë, e cila, sipas tij, tashmë është e shtrirë në çdo pjesë të territorit të Kosovës. Ai falënderoi kryetarët shqiptarë në komunat veriore, duke theksuar se qeverisja atje nuk ka qenë e lehtë.

Krasniqi theksoi se PDK nuk i është frikësuar sfidave dhe kërkoi punë të pandalshme për mbështetjen e katër kandidatëve të partisë.

“Sonte nuk jemi këtu vetëm për të parë prapa, por për të shikuar përpara drejt së ardhmes. Përveç Ilirit e Izmirit, kemi edhe dy kandidatë të jashtëzakonshëm. Ne në PDK jemi krenarë me secilin prej jush. Sot jemi këtu për t’u zotuar para qytetarëve dhe për t’u mobilizuar maksimalisht deri më 12 tetor. Ne nuk iu frikësohemi sfidave, përkundrazi ato na frymëzojnë”, deklaroi Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha se janë të vendosur të sjellin zhvillim dhe përfaqësim të dinjitetshëm, ku të gjithë qytetarët do të ndihen të barabartë. Ai renditi dhjetë prioritete për komunën, me theks të veçantë tek bujqësia, blegtoria dhe infrastruktura.

“Vendosni për të ardhmen tuaj, vendosni më mirë për Zubin Potokun. Programi ynë parasheh investime në bujqësi, blegtori dhe në infrastrukturën rrugore”, tha Izmir Zeqiri, kandidat i PDK-së për Zubin Potokun.

Nga Çabri, Zeqiri përcolli përshëndetje edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në Hagë.

Ndërkaq, kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Flutura Hamza, theksoi se synimi i saj është përkrahja e qytetarëve pa dallim.

“Do të jemi gjithmonë pranë qytetarëve, pa dallime partiake e etnike, vetëm në funksion të përmirësimit të gjendjes reale në terren dhe duke pasur parasysh interesat e tyre”, deklaroi  Flutura Hamza, kandidate e PDK-së për Mitrovicën Veriore,

Në tubimin e PDK-së në Çabër morën pjesë edhe kryetarë e nënkryetarë shqiptarë të komunave veriore, si dhe kandidatët e kësaj partie për këto komuna.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rel transformimi i shqiperise dhe mesimet qe mund ti nxjerre kosova 68d95c7d76c78
Lajmi i mëparshëm

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

bogovina perballe sfidave vlen dominon por problemet e ujit mbeten plage e hapur 68d969ae70380
Lajmi i radhës

Bogovina përballë sfidave: VLEN dominon, por problemet e ujit mbeten plagë e hapur

Të fundit nga

ShkoLartë