pd te mos luaje me dy porta agron shehaj opozita te dale me nje kandidat jo politik per tiranen 68daa7b5bb011

“PD të mos luajë me dy porta”- Agron Shehaj: Opozita të dalë me një kandidat jo politik për Tiranën!

September 29, 2025
min lexim

Nga selia e Partisë Mundësia, Agron Shehaj tregoi cilat janë kushtet e forcës që drejton lidhur me negociatat e mundshme me PD-në për një kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës.

Së pari, Shehaj e bën të qartë se Mundësia nuk do mbështesë asnjë kandidat politik që del nga radhët e Partisë Demokratike. Sipas tij e vetmja mundësi që opozita të dalë fituese është një kandidat i përbashkët jo politik.

Ai i bën thirrje PD-së të mos luajë me dy porta dhe të jetë më e qartë lidhur me kandidatin e këtyre zgjedhjeve.

Shehaj shton se nuk do ulet me PD-në për negociatat nëse paraprakisht i kërkojnë të mbështesin kandidatin e tyre.

Agron Shehaj: Ka vetëm një mënyrë për të fituar zgjedhjet në Tiranë. Dhe e vetmja mënyrë është që e gjithë opozita të vijë me një kandidat nga jashtë partive politike. Ky është qëndrimi që kemi mbajtur dhe jemi të bindur se është e vetmja mënyrë për të fituar zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Sidomos duke patur parasysh se vetëm para disa muajsh u bën zgjedhjet në Tiranë dhe Partia Socialiste ka marrë 49% të votave, po të llogarisësh votat që ka marrë PSD. Kuptohet që shanset që një kandidat i opozitës i njërës prej partive të fitojë zgjedhjet janë shumë të vogla.

Kështu që e vetmja mënyrë, e vetmja alternativë është që të kemi një kandidat që vjen jo nga radhët e partive politike. Në këto muaj nuk kemi marrë një përgjigje të prerë nga Partia Demokratike nëse është apo nuk është për një alternativë të tillë. Përgjigjet kanë qenë të llojit edhe mundet, politikë, por çfarë do të thotë. Propozimi  ynë ishte i qartë. Tani na kërkohet të futemi në negociata. Por para se të futemi në negociata është shumë e rëndësishme që PD të thotë është apo nuk është për një kandidat të tillë. Nuk mund të luhet me dy porta edhe jemi edhe s’jemi. Duhet ta ndajë ose do vazhdojmë më rrugën e vjetër që do PD do nxjerri një kandidat, ose me mënyrën e re që opozita nxjerr një kandidat të përbashkët.

Dëgjoj hipoteza që nuk ka kandidat të gatshëm. Nuk është e vërtetë. Ka Tirana qytetarët t ndershëm, punëtorë, të aftë, pafund. Shumë që janë të gatshëm, të lënë n puënt e tyre dhe të vendosin në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Më pyesin vazhdimisht nëse kemi emra. Absolutisht kemi disa alternativa shumë të mira, që jam i bindur mund të fitojnë përballë kandidates socialiste që të gjithë e dinë se ka dosje në SPAK, se ka abuzuar me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Kandidat ka thjesht PD të ndajë mendjen  nuk mund të ulemi në negociata pa ditur se çdo negociojmë. Nëse do dinë nëse do mbështesin një kandidat të PD-së, është e kotë të ulemi në negociatat, përgjigja është jo. Nëse janë të gatshëm të kandidojnë një përfaqësues të opozitës që bashkon opozitën që merr vota përtej partive opozitar jemi dakord. Është e vetmja mundësi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami prezanton platformen per mandatin e dyte teleferiku bulevarde te reja dhe sheshi i ri ne qender te vizionit per tetoven 68daa65295bfe
Lajmi i mëparshëm

Kasami prezanton Platformën për mandatin e dytë: Teleferiku, bulevarde të reja dhe sheshi i ri në qendër të vizionit për Tetovën

juventusi e shfaq permes nje videoje magjine e zhegroves me top 68daa813bedd5
Lajmi i radhës

Juventusi e shfaq përmes një videoje magjinë e Zhegrovës me top

Të fundit nga

ShkoLartë