pd mbeshtet florian binajn per tiranen agron shehaj berisha hodhi ne ere procesin 68e420b29fb7b

PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin

October 6, 2025
1 minut lexim

Kandidati jashtë partive politike që do duhej të bashkonte opozitën në garën për bashkinë e Tiranës, sërish nuk ia ka arritur qëllimit.



Për kreun e partisë Mundësia, Agron Shehaj, mbështetja e kandidaturës së aktorit Florian Binaj, është një zgjedhje e pamenduar mirë, e që sipas tij Sali Berisha me këtë vendim, “ka hedhur procesin në erë”.

“Mua më duket e papërgjegjshme të marrësh një vendim të tilë, nuk është serioze të marrësh një vendim pa bërë një matje”, tha ai mes të tjerash.

“U gjenden para faktit të kryer që partia Demokratike e ka gjetur kandidatin. Kërkesa jonë për një kandidat apolitik nuk ishte qëllim në vetvete, por një mënyrë për të gjetur një kandidat fitues jashtë partive politike. Nuk kemi asgjë kundër emrit të Florian Binjat, por për të dalë me një emër të përbashkët do duhej të ishin zhvilluar sondazhe për të gjithë emrat që u vetëpropozuan. Në këtë situatë, Partia Mundësia do të vendosë në ditët në vijim për qasjen që do të ketë për zgjedhjet”, tha ai.

I pyetur nëse ka folur me Berishën, ai tha: Jo nuk kam komunikuar as me Berishën dhe as me një përfaqësues të PD.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu bisede telefonike me putin diskutuan planin e trump per gazen dhe programin berthamor te iranit 68e41da6bb1dd
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu bisedë telefonike me Putin: Diskutuan planin e Trump për Gazën dhe programin bërthamor të Iranit

ferit idrizi shtitarica e dolaku na priten me entuziazem per fitoren tone te madhe 68e422d058bfa
Lajmi i radhës

Ferit Idrizi: Shtitarica e Dolaku na pritën me entuziazëm për fitoren tonë të madhe

Të fundit nga

ShkoLartë