Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve, pa dallim bindjesh politike, t’i bashkohen protestës studentore të së shtunës, më 7 nëntor, ora 12:00, në Tiranë.
Në thirrjen e saj, PD Gjirokastër ngre shqetësimin për shpopullimin masiv, mjerimin ekonomik, braktisjen e qyteteve dhe mbylljen e institucioneve, duke theksuar se Jugu i Shqipërisë po shkon drejt rrënimit.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Daniel Sino, u bën apel qytetarëve dhe prindërve të bashkohen në mbështetje të studentëve dhe brezit të ri, duke theksuar se pjesëmarrja e gjithsecilit ka rëndësi.
Deklarata e plotë:
Partia Demokratike Gjirokastër u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve, pa dallim, që të bëhen pjesë e protestës studentore që organizohet nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSh).
Ditën 📅 E shtunë, 07.11.2026
🕛 Ora 12:00 TIRANE
Qarku i Gjirokastrës po përjeton momentet më të rënda të historisë së tij ! Mjerimi ekonomik, shpopullimi masiv, braktisja e qyteteve dhe krahinave të mrekullueshme, reforma teritoriale në këtë Qark, mbyllja e disa institucioneve po e çojnë Jugun e Shqipërisë drejtë rrënimit !
Burimi: botasot.info


