pd denoncon kryebashkiakun socialist te tropojes shkeli perseri ligjin i dha tenderin 829 mln leke te rruges kusheririt te tij drejtesia ta hetoje 68ca9d7992194

PD denoncon kryebashkiakun socialist të Tropojës: Shkeli përsëri ligjin, i dha tenderin 82,9 mln lekë të rrugës kushëririt të tij! Drejtësia ta hetojë

September 17, 2025
min lexim

Partia Demokratike ka denoncuar përsëri për abuzim me detyrën kryebashkiakun socialist të Tropojës (Bajram Currit), Rexhë Byberi, në lidhje me tenderat e institucionit dhe nepotizmin.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në zelinë blu, Genta Vangjeli, doli sot me një deklaratë të shoqëruar edhe me dokumente, ku akuzoi publikisht kryebashkiakun se po vazhdon shkeljen e ligjit dhe po i jep tenderë kushëririt të tij, në kundërshtim edhe me vendimet që ka marrë KPP (Komisioni i Prokurimeve Publike).

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘ndërtim i rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje’, me fond limit 82.9 milionë lekë.

“Në këtë garë morën pjesë 11 ofertues, por në mungesë konkurrence, fitues u shpall oferta e vetme e mbetur pas skualifikimeve. Autoriteti Kontraktor, skualifikoi 6 oferta me çmim më të ulët se fituesi, duke favorizuar kompaninë ‘Vllaznimi’ shpk, e denoncuar më herët për lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi. Edhe këtë herë, Bashkia ka shpallur fituese një kompani në pronësi të kushëririt të kryetarit Byberi, duke përsëritur skenarin e klientelizmit familjar”, tha Vangjeli mes të tjerave.

Ajo theksoi se ky është “rezultat i pandëshkueshmërisë ndaj këtyre zyrtarëve”, due iu referuar faktit se Byberi i shpëtoi një çështjeje penale të mëparshme. Ajo apeloi ndaj drejtësisë që ta hetonte këtë skandal dhe abuzim nga zyrtari vendor.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

“Partia Demokratike denoncon një tjetër skandal në Bashkinë e Tropojës, ku shkeljet ligjore dhe abuzimet me tendera vijojnë të përsëriten, të inkurajuara nga pandërshkueshmëria që u jep titullarëve guxim të veprojnë hapur kundër ligjit dhe në kundërshtim me vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të cilat kanë efekt detyrues për Autoritetin Kontraktor.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: ‘Ndërtim i rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje’, me fond limit 82.9 milionë lekë.

Në këtë garë morën pjesë 11 ofertues, por në mungesë konkurrence, fitues u shpall oferta e vetme e mbetur pas skualifikimeve.

Autoriteti Kontraktor, skualifikoi 6 oferta me çmim më të ulët se fituesi, duke favorizuar kompaninë ‘Vllaznimi’ shpk, e denoncuar më herët për lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.

Edhe këtë herë, Bashkia ka shpallur fituese një kompani në pronësi të kushëririt të kryetarit Byberi, duke përsëritur skenarin e klientelizmit familjar.

Por skandali nuk ndalet këtu.

Operatori i skualifikuar që paraqiti ofertën më të ulët, e cila do t’i kursente Bashkisë 17 milionë lekë, dorëzoi ankesë pranë KPP-së.

Me vendimin e datës 3 shtator (2025), KPP konstatoi se arsyet e skualifikimit nuk qëndrojnë dhe urdhëroi rivlerësimin e procedurës. Pavarësisht këtij vendimi detyrues, Bashkia Tropojë ka lënë përsëri të skualifikuar për here të dytë ofertuesin në fjalë, duke shtuar arsye skualifikimi në tejkalim të kompetencave që parashikon ligji e injoruar hapur autoritetin e KPP-së.

Ky mosrespektim i vendimit të KPP-së, sipas nenit 119, pika d e Ligjit për Prokurimet Publike, e bën kontratën të pavlefshme. Partia Demokratike kërkon menjëherë disiplinimin e Autoritetit Kontraktor në zbatimin e ligjit dhe apelon organet e drejtësisë që të hetojnë dhe të penalizojnë shkelësit e ligjit”.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne trubareve u zgjatet paraburgimi kater te dyshuarve 68ca9c16c1e15
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Trubarevë, u zgjatet paraburgimi katër të dyshuarve

IZET MEXHITI 1
Lajmi i radhës

Mexhiti: Koalicioni BDI-LEVICA, tradhti ndaj shqiptarëve dhe ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë