patos zjarri perfshin pyllin me pisha era favorizon flaket 68937d06ac00f

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

August 6, 2025
1 minut lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos.



Sipas burimeve të informacionit nga banorë të fshatit dhe zjarrfikës, era po ndihmon flakët, ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, dhe ndërhyrja është e pamundur. Po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.

Për momentin flakët po avancojnë të favorizuara nga era. Ky pyll u dogj afro 3 vjet më parë, ndërsa për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit, pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dodik paralajmeron referendum populli me dha nje mandat ai do te vendose per mua 68937855ec934
Lajmi i mëparshëm

​Dodik paralajmëron referendum: Populli më dha një mandat, ai do të vendosë për mua

protesta ne mbeshtetje te vlerave te luftes neser transporti urban falas per qytetaret 68937f228001c
Lajmi i radhës

​Protesta në mbështetje të vlerave të luftës, nesër transporti urban falas për qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë