pasojat e motit te keq ne fier 80 ha toke bujqesore ende nen uje banoret kerkojne nderhyrjen e bashkise 692460a5b787e

Pasojat e motit të keq në Fier, 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

November 24, 2025
1 minut lexim

Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 hektarë tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë.

Banorët shprehen të indinjuar se të gjitha tokat e kultivuara me grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, por edhe ullinj janë të përmbytura. Ata pohojnë se këto toka i disponojnë me ligjin 7501, edhe pse është tokë lumore, ata paguajnë taksa, por nuk dëmshpërblehen.

Fatmirësisht argjinatura e ndërtuar pas vitit 2017, i mbrojti nga përmbytjet e banesave, por mospastrimi i kanaleve kullues ka bërë tokat buzë lumit jo vetën të jenë nën ujë, por dhe uji të mos tërhiqet. ‘E kemi të pamundur të shkojmë në toka’,- thonë banorët ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja e bashkisë me mjete.

Ende asnjë komision nuk ka dalë në terren për të verifikuar dëmet, ndërsa banorët nuk shpresojnë në dëmshpërblime.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mosmiratimi i buxhetit dhe protesta e trafikut urban gjinovci jep qartesi 692460030a2f7
Lajmi i mëparshëm

Mosmiratimi i buxhetit dhe protesta e trafikut urban: Gjinovci jep qartësi

tete vjedhje per dy ore zvicra e tronditur nga keqberesit marokene dhe algjeriane 6924611325f2e
Lajmi i radhës

Tetë vjedhje për dy orë: Zvicra e tronditur nga keqbërësit marokenë dhe algjerianë

Të fundit nga

ShkoLartë