pasiguria ne brezin kufitar ne karaqeve kerkojne nenstacion policor 68b9eae129bbd

Pasiguria në brezin kufitar, në Karaqevë kërkojnë nënstacion policor

September 4, 2025
1 minut lexim

Banorët e brezit kufitar me Serbinë, në Karaqevë të Kamenicës, kërkojnë një nënstacion policor që do t`u ofronte siguri banorëve. Shtetasit e Kosovës ndalohen e dënohen nga autoritetet serbe me arsyetime të ndryshme.

Banorët e brezit kufitar me Serbinë, edhe më tej jetojnë nën ankthin e pasigurisë. Provokimet e herëpashershme nga strukturat serbe, lëvizjet e dyshimta përgjatë vijës kufitare dhe incidentet që përsëriten, ua vështirësojnë jetën. Madje shtetasit e Kosovës, ndalohen e dënohen nga autoritetet serbe me arsyetime të ndryshme.

Nazif Baxhuku, banor i Karaqevës foli për frikën nga forcat serbe, të cilët edhe e arrestojnë ndonjë qytetar.

Banorët kërkojnë siguri të shtuar në këto anë, duke nënvizuar se nuk janë të qetë dhe të papriturat shpesh ndodhin.

“Prej Novo Sellës e në Karaqevë me ardhë nuk ka kurrfarë sigurie, bile policia serbe me  pizgauera kanë qëndruar edhe të të stacionuar”, deklaroi  Xhemail Baxhuku, banor i Karaqevës.

Shqetësim mbetet edhe mospatrullimi i policisë së Kosovës dhe mungesa e një nënstacioni policor në Karaqevë.

“Kur janë policia e ndiejmë vetën më të sigurt, e kur nuk është policia pasiguria është shumë më e madhe”, tha ndërkaq banori Xhemail Bagjuku, i cili edhe kërkon një nënsatacioni policor në Karaqevë.

Gjithë qytetarët i bien nëpër rrugën kryesore kurse policia e ka të ndaluara për fat të keq dhe KFOR-i me i ra nëpër rrugën kryesore me hy në Karaqevë por bien asaj rrugës anësore.

Me gjithë vështirësitë dhe provokimet, banorët e Karaqevës u bëjnë thirrje institucioneve të sigurisë që ta rrisin kujdesin dhe praninë e tyre në këtë zonë, në mënyrë që ata të mos ndihen të vetëm, por të mbrojtur nga shteti i tyre./RTK

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kjo skuader synon nathan ake e manchester city 68b9ead41f5b1
Lajmi i mëparshëm

Kjo skuadër synon Nathan Aké e Manchester City

zjarr ne nje apartament ne durres flaket shkaktuan deme materiale ne banese 68b9eb8713d84
Lajmi i radhës

Zjarr në një apartament në Durrës, flakët shkaktuan dëme materiale në banesë

Të fundit nga

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin e ujësjellësit ka lënë qytetin pa ujë për 3 ditë. Prova e
ShkoLartë